• |
ide | kryesore

Jessica Alba: E çuditshme të arrish të 40-at

-Instant, Paparazzi, Slider



Muajin e kaluar, Jessica Alba festoi një ditëlindje mjaft të veçantë për të, pasi festoi 40 vite jetë.
Së fundmi, në një intervistë për Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, aktorja bukuroshe u shpreh se 40 vjetori është një përvojë e çuditshme.

“Të mbushësh 40 vjeç është kaq e çuditshme sepse ajo moshë thjesht ndihet…agresive.”

Para pak kohësh, Jessica Alba është shfaqur në kopertinën e revistës “Romper” për muajin mars, ku ka treguar detaje që s’i dinim për jetën e saj.
Në vitin 2008, ajo u bë nënë për herë të parë dhe pikërisht mëmësia e shtyu Jessica-n të hiqte dorë nga aktrimi. Kjo për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej mirë dhe e lumtur.
“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi sa ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, ka rrëfyer ndër të tjera



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *