• |
ide | kryesore

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedhor i 25 prillit, ende nuk ka përfunduar. Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”.

Sipas zëdhënësit, organizatat prestigjioze ndërkombëtare që merren me standardet e zgjedhjeve, po reagojnë sipas tij, për manipulimet e ndodhura. Ai rendit të gjitha shkaqet që kanë dërguar në manipulimin e votës. Gjithashtu, Blushi nxiti institucionet e drejtësisë që të hetojnë rastet e të mos lejojnë të ulen në Kuvend, personat që sipas tij, e kanë fituar mandatin në mënyrë jo të ndershme.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se blerja e votës ka qenë një fenomen masiv, Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë, procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet, dhe të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën”, shkruhet ndër të tjerat në postim.



2 Comments

  1. Prandaj bente thirrje per lufte Meta dhe Berisha se e dinin qe i pret burgu,SPAK-u ka rihapur çeshtjet e vjetra si Gerdecin,21 Janarin e keshtu me radhe,prisni se nuk keni pare asgje akoma…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *