• |
ide | kryesore

Libri i Meghan Markle akuzohet se është i kopjuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle nuk është më vetëm një aktore, humanitare dhe sipërmarrëse. Tanimë, dukesha është edhe një autore e librave për fëmijë! Ajo sapo ka botuar librin e saj të parë të ilustruar për fëmijë, të quajtur “The Bench” (Stoli), një histori e bukur për një nënë që shikonte lidhjen midis djalit të saj dhe babait të tij. Libri është frymëzuar nga lidhja e Princit Harry dhe Archie-t.

Por interneti ndonjëherë ka reagime shumë ndryshe nga ato që mund të priten. Njerëzit online e kanë akuzuar Meghan-in për kopjimin e konceptit të librit të saj nga “The Boy on the Bench” (Djali në stol), nga Corrinne Averiss.

Megjithatë, duket se këta dy libra nuk kanë asgjë të ngjashme dhe e vetmja gjë që kanë të përbashkët është ekzistenca e një stoli.

Komentet e vrazhda dolën nga kontrolli, aq sa Averiss u detyrua t’i drejtohej Twitter-it për t’i qartësuar të gjithë se ajo nuk mendon se Dukesha e Sussex kopjoi konceptin e librit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *