• |
ide | kryesore

Manovra politike në Champions, Anglia sposton Turqinë: “Po flasim me Uefa-n, finalja në Wembley”

-Instant, F1, Sport



Anglia po përpiqet të marrë finalen e Ligës së Kampionëve. Qeveria e Boris Johnson e ka vendosur Turqinë në listën e kuqe të udhëtimeve për shkak të situatës epidemiologjike në vend, duke e bërë praktikisht të pamundur për tifozët e Chelsea dhe Manchester City të udhëtojnë në Stamboll për të marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar për 29 maj në Stadiumin Olimpik Ataturk. Tani objektivi i Londrës është të sjellë ndeshjen në Wembley: “Unë mund t’ju them se Federata Angleze e Futbollit është në bisedime me Uefa-n për këtë temë – shpjegoi Ministri Britanik i Transportit, Grant Shapps -. Ne jemi gati të presim finalen”.

Banorët e Mbretërisë së Bashkuar që kthehen nga vendet e listës së kuqe duhet të qëndrojnë në karantinë në një hotel të miratuar nga qeveria për 10 ditë. Kjo, sigurisht, do ta bënte shumë të vështirë për tifozët e dy klubeve të Premier League për të udhëtuar në Stamboll. Të enjten, Uefa kishte garantuar se ndeshja do të zhvillohej rregullisht në vendin e caktuar, por tani gjërat mund të ndryshojnë. Për qytetin turk do të ishte një befasi e dytë, e bujshme, duke pasur parasysh që ajo duhej të kishte organizuar finalen që në vitin 2020, e mbajtur më pas në “flluskën izuluese” në Lisbonë për shkak të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *