• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 12 humbje jete dhe 198 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 198 raste të reja me koronavirus nga 3,108 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit, e humbën jetën edhe 12 qytetarë.


Në RMV, sot u shëruan nga koronavirusi 333 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë, në RMV janë regjistruar 153,891 të infektuar, prej të cilëve 137,664 janë shëruar, kurse 5.079 kanë ndërruar jetë. Rastet aktive janë 11.148.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu