• |
ide | kryesore

Përshpejtohet procesi i vaksinimit, OBSH aprovon ‘Sinopharm’

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi të premten për përdorim emergjent vaksinën anti-COVID “Sinopharm”. Bëhet fjalë për vaksinën e parë kineze që merr dritën e gjelbër të OBSH-së, teksa po prodhohet në shumë vende të botës. OBSH kishte dhënë leje për përdorim vetëm të vaksinave të prodhuara nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna”, “Johnson & Johnson” dhe “Astra Zeneca”.

“OBSH futi në listën e përdorimit vaksinën anti-COVID të prodhuar në Pekin, duke e bërë atë të gjashtën që merr vlerësim për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave të përfshira nga COVAX”, shprehet Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *