• |
ide | kryesore

Prokuroria zbulon shifrat: 5 të arrestuar dhe 10 në ndjekje penale për shkak të krimeve zgjedhore

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë të dhënat në lidhje me veprat penale të kryera, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve të 25 prillit. Siç bën me dije prokuroria aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për vepra të ndryshme penale që lidhen me zgjedhjet, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.

“Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore;- 20 referime të policisë gjyqësore dhe – 23 ardhur me transferim nga SPAK”, bën me dije prokuroria.

Nga raportimet e prokurorive deri më datë 07 maj rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime për vepra të ndryshme penale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *