• |
ide | kryesore

Publikohet lista e të dashurve të Rita Orës

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka një listë të gjatë me personazhet me të cilët është përfolur se është në një lidhje.
“The Sun” ka sjellë së fundmi një artikull për disa nga romancat më të përfolura të artistes shqiptare ndër vite.

Ju mund të keni dëgjuar për ta. Russell Crowe, Christian Bale, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher janë vetëm disa nga të famshmit me të cilët thuhet këngëtarja shqiptare se ka qenë në një lidhje dashurie.

Në vitin 2018, ajo ka qenë në një lidhje afro katër mujore me aktorin e “Spider-Man”, Andrew Garfield. Ata u ndanë në mars të vitit 2019, pasi thuhet se ai donte një “jetë më private”.

Ditët e fundit, Rita po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Së fundmi, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.



1 Comment

  1. Ja keni fut pordhes komplet. Me ato njerez (pervec Andrew Garfield) ishte per dreke para ca kohesh. Isla Fisher eshte e shoqja e Sacha Baron Cohen ?.
    Po ka plot ish-dashnor Rita Ora, nuk ka pse i shtoni dhe te tjere pa lidhje. James Arthur, Conor McGregor, Romain Gavras e dhjetra ne mos qindra te tjere. Nderrojeni kete te show-biz mor aman sepse pervec te tjerave e paska lene dhe anglishtja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *