Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të japë përditë prova që vërtetojnë vjedhjen e votës që i është bërë asaj duke vënë në pah edhe makinerinë e madhe të manipulimit që ka funksionuar në 25 prill. Para pak ditësh përfaqësuesit e saj dhanë shembuj se një pjesë e votave të pavflefshme në Tiranë i ishin hequr kësaj lëvizjeje. Ajo që pretendohej ishte e thjeshtë: dikujt që kishte votuar kandidatin e Vetëvendosjes me numër 12, për ti skarcuar votën i ishte vënë një “X” edhe mbi kuadratin e një partie tjetër.
Përfaqësuesit e qeverisë dhe të PS që duan ti argumentojnë 5% të votave të pavlefshme në rang vendi si një “ngatërrese” e përligjin atë me padijen e votuesve për të shprehur vullnetin e tyre përmes sistemit të ri, me lista të hapura. Pra justifikimi i rilindasve është: Njerëzit kanë votuar numrin 12 të Partisë Socialiste dhe janë ngatëruar kur kanë dashur të votojnë edhe për kandidatin me emër të përveçëm. Në vend që ta vinin shenjën tek rreshti horizontal i kandidatëve, ata e kanë vënë dhe “X” e dytë vertikalisht duke e bërë votën të pavlefshme.
Lexo me tej:
Andi Bushati:Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti
Por, me sa duket edhe ky argument nuk pi ujë gjatë. Sepse lëvizja Vetëvendosje ka treguar sot prova të reja që e nxjerrin bllof alibinë e mësipërme. Ata kanë shfaqur fletë votimi nga qarku i Gjirokastrës ku është votuar edhe për 13-ën e tyre edhe për 12 e PS-së. Dhe meqë qarku i Gjirokastrës është i vogël dhe ka pak kandidatë, këtu justifikimi i mësipërm nuk pi ujë.
“Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë por vetëm 6 në listën e çdo subjekti, prandaj ky nuk është gabim, por vjedhje!
Kryeministri edhe mund të pretendojë se këto dy vota në Qendrën e Votimit 4395/1 në Qarkun Gjirokastër kanë qenë për Partinë Socialiste, m.q.s kanë nga një “X” te numri 12 (PS) dhe një “X” te kandidati i PS. Mirëpo, votat kanë edhe një “X” te numri 13, kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani.
Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë për partitë politike, kishte vetëm 6 për secilën parti (4 për mandatet plus 2 rezervë). Si duket, PS në Gjirokastër herë paska menduar se ka 6 kandidatë e herë 13 kandidatë” ka shkruar kreu i kësaj lëvizjeje për Shqipërinë, Bojken Abazi.
Pak ditë më parë VV denoncoi mospërputhjen e rezultatit të KQZ me atë faktik që dilte nga kqyrja e videove zyrtare të numërimit të votave. Diferenca ëshë rrënqethëse. VV ka marrë të paktën dhjetëfishin e votave që i kanë quajtur zyrtarisht. Testi është bërë në zonën e Bërzhitës e cila kishte 8 qendra votimi.
“Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë” denoncoi VV. Lëvizja thotë se ndërsa për kandidaturën e Boiken Abazit janë shkruar tre vota, potencialisht ato kanë qene 31, sepse disa nuk janë llogaritur fare, disa janë prishur duke shenjuar mbi to dhe në disa të tjera është votuar në të njëjtën fletë edhe PS ose PD.
Abazi dhe ekipi i tij nxjerën nga video konkretisht se si ishte shpërbërë vota e tyre: “2 vota të tjera kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal”. Por ata vënë në dyshim edhe votën që ka dalë e gjoja e pavlefshme. Këto zgjedhje shënuan njëmrekord me 5% të votave të pavlefshme ose plot 83 mijë të tilla. Vetëm në Tiranë ku bën pjesë edhe Bërzhita dolën 18 mijë e 400 vota të pavlefshme.
Mashtruesa. Shembujt nuk jane fakte. Kandidate te pavarur ?
nxirrni dhe videon e atij komisionerit te LSI qe vinte kryqe ne Tepelene per ti bere fletet e pavlefshme
Dhe kto karat e hoxhë Kurtit kishim mangut
pse do mbash keto pidhmotrat o ropqire?
Ky mund të konsiderohet “gëzimi i parë” pas humbjes së 25 prillit.
Bashkëshortja e Lulzimit, Aurela Basha i ka zilepsur gjithë gratë e Rolling Hillsit me hiret e saj në këtë foto.
Ajo ka publikuar foton me kryedemokratin për përvjetorin e martesës.
Gojët e liga thonë që Luli është nga ata burrat e mbarë që e dëgjojnë shumë bashkëshorten.
Bajge
por ky nuk eshte fakt, sepse mund te jete dhe e kunderta qe kan qene per PS dhe jan ven X nga komisionet e LSI,
Komentues byth qire te pa skrupullt.
Komentues bodrumesh.
Edvin Rama ka bere pakt me Lul Bashen per te heq qafe cdo konkurent potencial per mandat qe nga LSI e der tek te pavarurit e VV.
sa mire i nxjerrin me fakte dhe prova jo si lulushi qe vetem llafe ne tym dhe snje prove Luli do ti japi legjitimitetin zgjedhjeve per hir te pazarit Jane ndryshuar me 70 mije vota aq sa te ndryshonte peshen e qeverise ky eshre qellimi i manipulimit Pd nuk i jane vjedh vota Ke boiken abazi eshte bere masaker
E megjithate rrotullohet, tha Galileo Galileu.
Mirupafshim ne 2025 tha Andi Bushati.
Prap kta kllufat idealiste marksist
?♂️
Dhe keta ekstremistet e Hoxhe Kurtit prej VETEVENDOSJES kishim mangut ne Shqiperi. Shkoni thyeni qafen ne Serbi. Se ju mbaroni krejt per gjuhen Sllave dhe Sllavet.
Bojken Abazi eshte djali im biologjik…
Vetem tek ne ndodh qe te shahet i vjedhuri dhe te lavderohet hajduti.
TËRMET … TËRMET
A keni parë ju ndonjë Hajdut 2 metra të gjatë ??? JO.
MERRENI PRA HUMBJEN 4 VJEÇARE ME SPORTIVITET (X-1-2).
NUK ËSHTË ASPAK KRIM TË VENDOSEN TE VOTAT E ARMIKUT SA MË SHUMË X-a.
KANAKARI IM TËRMET PEÇI ËSHTË PATRONAZHISTI I GJITHË STILOLAPSAVE NË TEPELENË.