• |
ide | kryesore

Faktet/ A po e shet dhe Basha Ilir Metën?

-Instant, Kryesore



PD dhe LSI janë në ditën e tyre më të keqe që prej vitit 2017 kur ato filluan të ngrejnë një platformë opozitare së bashku. Termi koalicion opozitar jo vetëm tashmë është harruar, programi i përbashkët me 13 pika që firmosën Kryemadhi dhe Basha ngjan me një kujtim të hidhur, por divergjencat kanë filluar të dalin edhe në publik.

Fillimisht ishte Monika Kryemadhi ajo që në komentin e parë për rrezultatet e 25 prillit goditi hapur vendimin e kreut të PD për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo i konsideroi këto veprime si “si një strategji e qëllimshme për t’i dhënë të gjitha pushtetet, Edi Ramës, oligarkëve”.

Lexo me tej:

Rezultatet/ Monika Kryemadhi shpall fillimin e sulmit ndaj Bashës

Deklarata që pati efektin e një cunami tek të gjithë ata që mendonin se fronti opozitar duhet të ishte sot më i unifikuar se kurrë u vazhdua më pas edhe nga një e përkëdheluar e Kryemadhit në LSI, Briseida Shehaj: “Unë kam gabu e para se kam qenë pro atij vendimi. Por harruam që Basha ka skenarët e veta jo të opozitës” shkruajti ajo në facebook-un e saj.

Pra, aluzioni qe i qartë, dhe i hidhte benzinë zjarrit të dyshimeve të të gjithë atyre që duan të besojnë se kreu i poozitës nuk është asgjë më shumë sesa një marionetë në duart e rrethit të ngushtë oligarkik të kryeministrit.

Dhe, menjëherë pas zgjedhjeve, Basha u soll fiks sikur të donte ti jetpte hov këtyre hipotezave. Jo vetëm me reagimet e tij të mefshta, jo vetëm me shfryrjen e zërave që kërkonin protesta, jo vetëm me pranimin e nxituar për të hyrë në parlament.

Lideri i PD ka treguar një heshtje kapitulluese ndaj tentativës së Edi Ramës për të asgjesuar edhe të vetmin pushtet që i është kundërvënë, atë të presidentit të Republikës. Lulzim Basha, që s’ka harruar të urojë publikisht dhe për natën e Kadrit, që ka inskenuar personalisht filmin banal me dorzimin e dhjetra kartonëve me pseudo fakte për manipulimin e votës në KQZ, nuk është kujtuar të thotë asnjë fjalë për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Ai po sillet njësoj si në fund 2019, fillim të 2020, kur Rama donte të kapte në mënyrë të paligjshme Gjykatën Kushtetuese. Edhe atëhere edhe tani qëndrimi i tij i ngjan më tepër ndonjë nënpunësi të rangut të tretë në ndonjë ambasadë, sesa prej lideri që do të mbrojë kauza opozitare.

Gjithkush e ka të vështirë të kuptojë, se si mund të heshtë shefi i opozitës, kur në vend hapet një debat, qoftë edhe fallc, për shkarkimin e kreut të shtetit. Ç’do kush e ka të pamundur të gjejë një fill llogjik mes akuzave për vendosjen e rregjimit dhe përkuljes ndaj akteve të këtij regjimi, si ai për heqjen qafe në mënyrë arbitrare të presidentit.

Andi Bushati: PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

Natyrisht këtu nuk është në lojë as fati i Ilir Metës, siç po ndodh sot dhe as fati i Arta Vorpsit apo Ardian Dvoranit siç ndodhi dje.

Këtu në lojë është dilema se sa këllqe ka Lulzim Basha ti dalë në mbrojtje grimcave që kanë mbetur nga një demokraci normale ? A është i aftë ai për beteja parimore? A e kupton ai se nuk e ka luksin të bëjë tregëti me çdo kauzë që përbën interes publik?

Me mënyrën e sjelljes Basha po tregon se jo. Edhe në rastin e komisionit të dytë hetimor kundër Metës ai po bën ç’është e mundur të vërtetojë dyshimet që hodhi në treg LSI, se ka në kokë skenaret personale dhe jo ato të opozitarizmit.

©Lapsi.al



28 Comments

    1. Problemi nuk eshte shkarkimi i Metes, po se kush do vendoset aty.
      Rreziku me i madh eshte kapja e institucionit te vetem jashte kontrollit te Rames dhe PS.

      Ekziston rreziku qe vendi te ndjeke rrugen e Serbise, Turqise, Bjellorusise dhe Rusise, ku ne rastin tone Rama (i cili ka punuar qe diten e pare ne karrigen e kryeministrit qe ne 2013 per kete projekt) do tentoje te behet president me fuqi te zgjeruara si Vucic, Erdogan dhe Putin me nje kryeminister kukull, e me nje “license Noriega” nga perendimi.

      Meten e dime se kush eshte dhe cfare eshte, problemi eshte se e dime dhe Ramen se kush e cfare eshte.
      Dhe per kohen ne te cilen jetojme, problemi kryesor eshte ai qe kontrollon gjithcka, pra Rama.

  1. Pse Ilir Metes i zihet bese? Sa jane shanset qe me nje fishkellime te hidhet prap ne preherin e Rames sikur nuk ka ndodhur asgje? Shume te medha. Keta jane te gjithe te pabese e pa kollone. Qe prej ikjes se Berishes politika popullohet vec nga nje ansambel kurvash qe nuk i qendrojne asgjeje nga ato qe thone. LSI-ja i qahet Bashes nderkohe qe u tradhetua dhe u masakrua elektoralisht nga njerezit e vet me te rendesishem. Hamzai ishte per ato dhe jo per Bashen qe i propozoi 20 deputete te sigurte ne listen e perbashket.

  2. Sa budallenj jeni. Dhe kujtoni se edhe Luli eshte si puna juaj.
    Po Liken nuk po e shkarkon PS. Po e shkarkon SHBA.
    Likja tha: – Ka raketa SHBA, por ka edhe Russia, edhe Korea e Veriut.
    Ashtu, thane ne Departamentin e Shtetit dhe ne Pentagon. Ti tregojme ne ty raketat e Russise dhe te Korese se Veriut.
    Ambasadorja Kim i shkoi Bashes ne Zyre.
    – Ti me ke je, me ate apo me ne?
    – Me ju, me ju. C’eshte ajo fjale?
    E hengri dhe Meta trimi….
    Jo shkarkimin, se ky nuk eshte gje. Burgu ka hapur portat.
    Dhe ju i beni thirrje Bashes, leri dosjet me pseudoprova mbi vjedhjet dhe mbro Meten.
    Pse ? Luajti Basha?

  3. Ketij qoftes qe thoshte : Kur te jem une k/ minister do bej kete do bej ate! “Si dhelpra pas koqeve te dashit”,( e me keq akoma se ky nuk e shihte qe dashi nuk kishte hallate) jo vetem aty u duk qe ky nuk kish per te fituar asnjehere, Duhet te thoshte te pakten; kur te fitoje opozita, por… doçi e kishte rrjet aq fort ne 2017 saqe i kish thene me ler mua edhe kater vjet e pastaj ta le ty “, prandaj kerriç perseriste “kur te jem une k/minister”) nuk ka stofin as te Berishes as te doçit as te Metes es as te Nanos,eshte llosh, nuk eshte per politike ashu siç nuk ishte doçi per sport e pikture!por per vjedhje e trdheti Ky idiot do ish i mire atje ku ka qene ne misione paqeje ku nuk e pirdhte askush!Me pak fjale keta lloj qeniesh te perdhosura na i ngjiten ne politike Nano, hajdutin e trdhetarin( vete Nano trdhtear e hajdut) dhe Berisha qe mori mendt e se bijes per te katapultuar kete hiç ne politike! Duhet te jape dorehqjen qe te shpetoje ate pak dinjitet nese ka! Nuk i ka ngel te beje, vetem te uroje fetaret per noten e kadrit, kadriu!

  4. Faleminderit lapsi që po i afroheni asaj që kemi thënë se kryetari i tanishëm i PD është nje tradhtar i opozitës dhe popullit, ai është nje thëngjill i mbuluar, qe çon ujë me dijeni të plotë në mullirin e Rivdekjes. Dy gjëra po përmend:

    1. Pse ky farë kryetari nuk prononcohet hapur kundër Sorrosit? Çfarë e pengon? Po Berisha pse hesht, çfar roli ka ky në këtë batak që është kthyer PD?! Edhe doktori ka shumë shumë faje.

    2. Pse Basha shkoi të jetojë në nje vilë pasaniku (që dikur e shante) direkt mbas tërmetit??!! Ku i gjeti lekët?? Çfar shembulli do japi ky njeri i llastuar tek populli i varfër dhe pastrehë??!! Turp!!

    Ka dhe të tjera, po kaq mjafton … Me domatet e teto Verës nuk bëhet luftë me kriminelet e Rivdekjes!!

    PS. Sikur do qe më mirë të postonit edhe faktin se kryetarja e LSI dergoi nje video me spiunin Hamza Kastriotin per mediat, si nje simbolike e qartë e tradhtisë nga kryesia e PD!!

  5. Është një fakt i njohur nga cilido lexues i Lapsit, se nga kjo media , jo vetëm që është mbështetur me forcë veprimi i opozitës së bashkuar për dprzimin e mandateve të parlamentit por me forcë është kërkuar edhe eskalimi deri në dhunë i veprimeve të kësaj opozite kundër REGJIMIT të Ramës.
    Është jashtë çdo llogjike e realiteti ky shkrim, që përpiqet të akuzojë Bashën se paska pasur si synim që të shkatërojë LSI.

    Përderisa pohohet që z. Kryemadhi ishte e para që shfaqi “pendesën” e saj për veprimin e dorzimit të mandateve e që i korkoi falje presidentit bashkëshort të saj, nuk e kuptoj se me çfarë llogjike kërkohet të sulmohet këtu Basha.

    Dihet që Meta si president është deklaruar hapur kundër dorzimit të mandateve e për këtë , ata që sot gjoja i dalin në mbrojtje, e kishin kritikuar ate për këtë qëndrim..

    Nuk është Basha që ka dalë kundër LSI e bile as kundër presidentit, e ky është një fakt i njohur publikisht.
    Pëtkundrazi PD e Basha e ka mbështetur presidentin në luftën e tij për mbrotjen e Kushtetutës

    Ndërkaq , është z. Meta që thuajse fare hapur ka tentuar që të marë vetë kryesimin e opozitës, duke u përpjekur ta sfumojë rolin e Bashës si një lider në ngjitje.
    Ndonëse ai ka lojtur një rol pozitiv në demaskimin e kryeministrit Rama, ai është përpjekur të krijojë idenë se nuk është e majta, socialistët shqiptarë eë e kriminalizuan shtetin shqiptar , po është sekti i “rilindjes” me në krye Ramën.
    Pra , më shumë se një opozitë ndaj partisë në pushtet me Ramën kryeministër, Meta është përkujdesur që të dalë vetë në krye të socializmit shqiptar, duke tentuar të sfidojë edhe Partinë demokratike të udhëhequr nga Basha.

    E theksoj me keqardhje se kjo tendencë politike e z. Meta, ndonëse ka mbajtur një qëndrim plotësisht të drejtë në mbrojtjen e Kushtetutës e interesave të Shqipërisë, të le shijen e një loje jo të nderëshme me PD e veçanërisht me liderin e saj të ri , Basha.

    Së fundi, dua të shtoj se e gjithë kjo furtunë në gotë kundër z. Basha, duke ja mveshur atij “fajin e madh të humbjes”, ka kohë që ka qenë një strategji e Ramës.
    Duke parë që ky lider i PD , po ngrihej lartë nga viti në vit me një portret ku e ku më optimal se ai, Rama bëri gjithshka ishte e mundur që të përhapë në publik legjendën se “Lulin e kam në dorë se ai , ndonëse është djalë i mirë, është i mefshtë”.
    Besoj se Rama do të ketë arritur rekordin e Gines nëse i numërohen mijra e mijra herë etiketimet e tij çdo ditë, në çdo paraqitje në publik duke u marë me Bashën , vetëm me epitetin idiotesk se “Luli fle”.
    Janë komplekset e inferioritetit të tij që mundohej ti mbulonte me harbutëri ndaj Bashës e të gjithë atyre që e kritikojnë.

      1. Ore miri i Tao Taos !
        Plasi sytë e lexoi faktet që ka nxjerrë PD për masakrën zgjedhore të Ramës e mandej na i argumento me fakte “pallavrat” për Bashën.
        Mandej kryetarin e Partisë demokratike, z. Basha, mund ta largojë me dorheqje struktura e kësaj partie që e ka zgjedhur e jo ju mijtë e haleve që përsërisni si papagej broçkullat e psikopatit dymetrosh.

  6. O lapsi po boll me këto hipoteza.Po shet Basha Metën!!!!Ore akoma se kuptoni që Basha ka mëndësi Europiane.Nuk meret me shitje e blerje.Këtë ves e kanë veç Rama e kompani.Ata janë specialista në këtë fushë.Sa për Metën si president është me një korrektësi kushtetuse dhe për ndonjë deklaratë që ka bërë për vjedhjen e zgjedhjeve nuk se nuk ishin të vlrteta.Pra vjedhjet u vodhën.Në vënd që të flisni për Ramën e kriminelat e tij mereni me Bashën e Metën.I vetmi faj i Bashës është që është tepër Europian për të qenë shqiptar dhe Meta që i besoi Ramës në 2013.

  7. Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti , “Rilindja” dhe “të fortet” u bënë një ! Te gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze ! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.

    Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk) ! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !! Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni ! Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë!

  8. Sa per tradhtine e bordelles LSI nga ana e Bashes apo PD-se do thoja qe keta bastarde duhet te kuptojne se ata jane vertet llumi dhe kanceri i shoqerise dhe shtetit shqiptar. Harrojne keto funderrina se i kemi sjelle ne pushtet ne 2009, kur mund, dhe do kishte qene me mire, te shkonim ne zgjedhje dersa te fitonim shumicen parlamentare per te qeverisur ose te qeversisnim edhe me 71 vota pasi i nderieri Prifti kishte shprehe mbeshtetjen per qeverine Berisha 2. Por pasi i futem ne kabinet ne poste te rendesishme ndodhi 21 Janari dhe per bllokun e Likes u desh te vriteshin 4 veta te pafajshem, krejtesisht e panevoshme
    edhe pse duhet thene se ajo ishte nje proteste e dhunshme dhe teresisht e stisur thjesht per qellime politike nga Ana e PS-se. Ne qeveri me keta llumera qe te vetmin qellim kane zhvatjen dhe perfitimin per interesa personale qeveria u zhnderrua ne nje qeveri thellesisht e korruptur, kur qeveria Berisha 1 ka qene, dhe besoj do mbetet qeverisja me e mire per keto 3 dekada, duke fundosur ate imazh te mire te krijuar. Dhe sikur te mos mjaftone infektimi korruptues i tyre akoma pa perfunduar mandati i qeverise u larguan per te firmosur me Ramen mareveshjen e 1 Prillit (mareveshja e ngjalave) kur nuk kishin lene asgje pa i thene njeri- tjetrit) duke perfunduar me nje humbje te hidhur, ku PS-ja as qe kishte levizur nga quotat elektorale te 2009, por ishte LSI ajo qe beri ndryshimin pasi mori edhe nje pjese te elektoratit demokrat duke qene se ishte fryre aq shume me pushtet dhe vjedhje. Dhe e mbani mend cfare akti kane ndermarre sapo kaluan ne qeverine socialiste, ndryshuan ligjin per nenpunesin civil, nje nga tre ligjet e kerkuar nga BE dhe i miratuar po mevotat e LSI, nje ligj vertet me standarte europiane duke e gjymtuar ata aq sa cdo nenpunes civil mund te shkarkohej pa asnje veshtersi ligjore dhe i shkarkuari nga puna merrte vetem tre paga shpagim, nje ligj qe nuk ofronte siguri as sa Kodi i Punes per nenpunesit.
    Tjeter, ligji territorrial ku PS-ja sebashku me votat e LSI-se hartuan nje ndarje territoriale qe vetem ne sherbim te interesit te qytetatit nuk ishte por vetem kishte qellime politiko-elektorale dhe per te ardhe tek zgjedhjet politike te 2017 ku perseri prej qenies ne pushtet moren 220 mije vota shumica e tyre vota te djathta duke u fryre ne 19 mandate dhe ne u katandisem ne 43. Sot qe kjo SHPK qe eshte shfryre ne vetem 4 mandate, aq sa edhe meritojne ne fakt, na dalkan dhe thone fajin dhe tradhtine na e beri PD dhe Basha. Ata jo vetem qe duhen zhdukur si parti dhe menyre te qeverisuri (vjedhje) por duhet te perfundojne pas hekurave.
    Sa per Bashen, ai pati mundesine dy here per te sjelle PD-ne ne qeverisje dhe per te sjelle ndryshimin per shqiperine, edhe pse une nuk kam besuar se do te ndryshonte ndonje gje, sic thashe te jesh ne kualicion me LSI eshte me mire te jeshe ne opozite sesa ne qeverisje. Ai i humbi mundesite e tij dhe ketu qe duhet te largohet jo thjesht nga te qenurit kryetar i PD-se por nga te gjitha funksionet ne parti dhe si deputet duke ju kthyer jetes se tij normale, kjo eshte sjellja e cdo zyrtari politik perendimor, nese jo ai deshmon asgje me shume se ai eshte i kapur nga inetresa dhe perfitime personale dhe te familjes se tij.

  9. Bushati po bahet merak per Like Floririn, per grimcen e fundit te demokracise.

    Dale, dale se skeni pare gje akoma tha ai.

    Meta shkon ne burg dhe Nano behet president.
    Shkelzeni dhe Mediu shkojne ne burg per Gerdecin.
    Luljeta dhe Saliu shkojne ne burg per 21 Janarin.

    Pse kujtoni ju se Meta nuk e dha doreheqjen? Pse Mediu. Saliu, Lulushi mbahen fort mbas pushtetit?
    Te gjithe me zogun e Tiranes do e ndajne qeline.

  10. Të gjithë shkojnë në burg përveç Ramës.Shkëlzeni që fitoi gjyqin Amerikë kundër akuzatorit.Mediu që ska pasur përgjegjesi direkte!!!Basha dhe Berisha që mbrojtën istituconin nga falangat të nxitur nga Rama.Pra Rama dhe kompani do marin medalje për vjedhjen të pasurisë dhe zgjedhjeve!!!!Për politikën antishqiptare për zbrazjen e vendit,ndarjen e Kosovës dhe faljen e detit.

    1. Shkelzen do zoti shkojnë të gjithë në burg duke filluar nga Rama e Berisha, por përse mashtron pa pikë turpi kur thua qe Shkëlzeni e fitoi gjyqin në Amerikë kur në fakt e ka humbur? Çfarë pyetje bëj dhe unë, po të kishit një minimum sedre dhe ndërgjegje ju militantët e pështirë të PPSH-se (pd-ps-lsi) nuk do të ishim në këtë derexhe!

      1. Αlban nuk e di sa vjec je po weekend shume I trash ppsh eshte vet edi rama djal I kristaqit Belinda mbesa e beqir ballukut edhe ti na hanksh karin dhe ik dhe ulu mu tek kolltuku bashke me ed bashibuzukun

        1. Shiko cfarë fuqie argumenti keni ju demokratikasit ultra komunistë dhe injorant? Po mos të kishit të drejtë vote do t’ju mëshiroja, si pacient potencial spitali psikiatrik, por ju derrat ushqeni rregjimin dhe mbani në pushtet Edvinin. Po të nxirret jashtë ligjit partia serbe e Fazlliçit, Rama dhe ps shkojnë në të semes menjëherë. Ju qofshi o mostra që mbështesni partinë e Sali Karaxhicit dhe bëni sikur nuk e kuptoni që ka shkatërruar Shqipërinë, veç për favore banale e meskine personale.

  11. O djem,nuk e shihni sa i shqetesuar eshte Edi Rama!?
    Nuk ka asnje lloj shenje gezimi apo triumfi…duket sikur ka humbur ai zgjedhjet…
    Ketu dicka luan…nuk eshte cudi ti shkulin komplet Sali,Ilir,Edi dhe Luli….
    Prisni njehere pastaj shkruani hartime….

  12. Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

    Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.

  13. Rama eshte i kenaqur nga kamikazin Basha. I ka ofruar bashkeqeverisje! Ne sulltanatin e Berishes po presin te mbaroje Ramazani e do grene dolli me raki!

  14. Vetem lider se ben dot ai qe fut duart ne mes te gjith atyre njerzve sa per meten ai e ka shitur me kohe meta nuk duhet te ishte president ai eshte per lider ne shqiperi duhet arroganc se perball ke arrogantin meta per voten e ketyre te opozites u be bedel se vete nuk embronin dot sic e pate e vet qe ja u mori me spiunet e me policine tere naten dhe keta falemderojne policin o zot cbehet ne kete vend e keta flasi per fitore po dhe kaq sa moren sa leke u paguan ne berat nga klosi e naco nga kryetaret e bashkive qe punesuan spiunet e hequr nga puna per droge nga vemja erion veliaj nga peleshi nga imorali plarent ndreca nga kurv elisa e pederasti halit valteri nga ai mocalori me ze femre murrizi qe ben marreveshje me ramen e do shkarkoj ai cbehet ne kete vend mor aman a do mbarojn ndonjeher keto se varferia na mbulon cdo dit

  15. Spahiu thotë se demokratët që kanë dashur të kandidojnë ndër vite për kryetar të PD-së kanë pasur një fat të zi.

    Ai përmend këtu rastin e Eduart Selamit, i cili tashmë është emigrant në SHBA. Gjithashtu përmend Azem Hajdarin që është vrarë, si dhe Gramoz Pashkon dhe Sokol Olldashin që kanë humbur jetën në aksident, ndërsa pyet se kush e ka radhën.

  16. Kujt po I plas ? per lulushin edhe floririn ?? Kryeministri Rama do fitoje edhe zgjedhjet e 2025,nderkohe qe Saliu +lyli do vazhdojne te jene ne krye te shqupit ndersa likja ne krye te LSI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *