• |
ide | kryesore

BE vendos të mos rinovojë kontratën me AstraZenecan

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian do të ndërpresë bashkëpunimin për blerjen e vaksinave anti-covid me AstraZenecan. Lajmin e ka dhënë Komisioneri Evropian i Tregtisë së Brendshme Thierry Breton.

“Për momentin Bashkimi Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinën kundër covid-19, AstraZenecan. Kontrata e vjetër do të përfundojë në fund të qershorit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”-tha Breton.

Ndërkohë përmirësimi i situatës pandemike dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë bërë që autoritetet në Spanjë të rishikojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën.

Kështu nga mesnata e së shtunës, në vendin iberik është hequr masa e ndalimit të udhëtimit mes rajoneve, e cila kishte hyrë në fuqi që në muajin tetor.

Po ashtu, në pjesën më të madhe të rajoneve është hequr dhe ora policore, duke rikthyer në këtë mënyrë një lloj normaliteti tek banorët e Spanjës.

 

 

 

 



3 Comments

    1. Pfizer eshte edhe gjermane o kok trapi. Dhe c’ka te keqe te blesh gjera jo-Europiane nqs jane me te mira se ato Europiane? Je msu me komunizmin. Meso te mbash mendimet e tua ne mendjen tate

      1. Trap e shkuar trapit je ti.
        “Pfizer Inc. is an American multinational pharmaceutical corporation headquartered on 42nd Street in Manhattan, New York City. It is named after its co-founder, Charles Pfizer. Pfizer develops and produces medicines and vaccines for immunology, oncology, cardiology, endocrinology, and neurology.”

        Vksina e Pfizer prodhohet edhe ne Gjermani, por Pfizer nuk eshte kompani Gjermane.
        Kjo qe po thua ti eshte njesoj sikur te thuash qe meqe Benzi prodhohet dhe ne nike atehere eshte kompani Kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *