• |
ide | kryesore

Dita e Europës, Xhaçka: Shqipëria afër objektivit të anëtarësimit në BE

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka vjen me një mesazh në kuadër të Ditës së Europës. Përmes një mesazhi Xhaçka thekson se vendi ynë është afër objektivit tonë të anëtarësimit në BE.

Sipas saj, Shqipëria ka arritur në përmbushjen e prioriteteve.

“71 vjet më parë, Robert Schuman, prezantoi deklaratën e tij historike, ku propozohej krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Ishte një hap i guximshëm dhe largpamës, të cilin Schuman dhe vizionarët e atij që sot e njohim si “Bashkimi Evropian”, e ndërmorën për të hedhur themelet e një bashkëpunimi politik dhe ekonomik, të bazuar mbi mirëkuptimin dhe solidaritetin, dëshirën dhe paqen afat-gjatë për të rindërtuar së bashku Evropën e dërrmuar nga lufta, në mënyrë që Kontinenti të mos njihte më kurrë, si më parë, konflikte të përgjakshme.
Sot, ajo ëndërr dhe ai vizion vazhdon edhe më aktuale se kurrë më parë. Historia jonë e përbashkët na mëson se paqja dhe mirëqënia dhe mënyra e të jetuarit sipas standardeve më të larta dhe vetë demokracia që i prodhon ato, nuk mund të merren të mirëqëna. Deviza e kohës sonë, edhe në këtë pjesë me zemër të re të kontinentit të vjetër, Shqipërisë, mbetet vizioni i baballarëve të Unionit, i mbështetur në solidaritet dhe veprim të përbashkët, për ta çuar përpara këtë projekt politik, duke përfshirë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, me një përspektivë të qartë në BE, duke e bërë kështu triumfues projektin në të gjithë kontinentin.

Sot, ne jemi më afër se kurrë objektivit tonë strategjik të anëtarësimit përmes procesit të hapjes së negociatave. Shqipëria dhe qeveria jonë ka arritur që përmes përpjekjeve titanike, të përmbushjen të gjitha prioritetet dhe kërkesave specifike, ku më madhorja është ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Këto janë realizuar falë edhe konsensusit kombëtar të të gjithë shqiptarëve.

Koha ka dëshmuar se rrugëtimi i BE në këto shtatë dekada, nuk ka qënë një fushë me lule. Projekti politik i Unionit është endur mes skepticizmit dhe europeizmit. Për këtë, sot, në të gjitha strukturat institucionale evropiane është hedhur në tryezën e debatit dhe diskutimeve tema mbi të ardhmen e Evropës, e cila synon të shtjellojë të gjithë problematikën dhe modernizimin e Unionit.
Ne jemi besimplotë se edhe vetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e rajonit nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari. Ne kemi të gjithë vullnetin politik për të punuar për këtë objektiv dhe realizimi i tij do të vijë natyrshëm si përmbushje e amanetit të paraardhësve tanë dhe detyrim ndaj brezave të rinj.
Stafeta jonë është në duar të sigurta, dhe këtu kam parasysh asetin tonë më të vyer kombëtar, gjeneratën e të rinjve dhe të rejave që do ta lartësojnë edhe më tej emrin, rolin dhe kontributin e Shqipërisë në familjen evropiane.

Gëzuar Ditën e Europës!”, tha ne mesazhin e saj Xhaçka.

 

 

 

 

 

 

 



7 Comments

  1. Mjere ne per ju bolsheviket e rinj!
    Ne Evrope nuk jane, fatmiresisht, aq bolshevike sa te celin negociata me ju.
    Ju kurva dhe rrospije komuniste me Putinin dhe Erdoganin do te na lini dhe per disa vjet

  2. Ikni mor zorraxhinj komentus. Ju prishi pun erdogani me putinin ju plera. Zhyt ne llum e zhyt ne kokain. Eshte bere nje kolumbi e nje m..t kolonie e amerikes ky vend. Pisa qe vdisni per pisllik e per harrame .Rrac e poshter.

    1. Ti kari pa bole qe komenton, ku rri ne Suedi apo Belgjike???

      Ky morri i gjate nga Surreli poben cmos qe te largohet me BE, kurse ti pi makiato ne Firenze…

      Mos komento me ketu o pallosh Gjermanie!

  3. Vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit është ngjarja dhe sprova më e rëndë për demokracinë shqiptare që prej 1990.

    Kjo vjedhje ka disintegruar tërësisht jo vetëm politikën shqiptare, por dhe shoqërinë tonë, sepse ka eliminuar plotësisht të vetmin proces vetëkorrektimi të shoqërisë që janë zgjedhjet politike.

    Në këtë mënyrë këto zgjedhje jo vetëm nuk korrigjuan deformimet e qeverisjes së korruptuar tetë vjeçare të socialistëve , por i thelluan ato më tej duke prodhuar kështu pasoja shumë të rënda që rrezikojnë deri dhe stabilitetin politik të vendit.

    Është e qartë që pas kësaj ngjarje rruga e Shqipërisë është tërësisht e panjohur dhe e minuar dhe çdo moment mund të hedhë në erë gjithçka, sepse dihet që ‘normaliteti politik’ që pason ngjarje të tilla është një ‘anormalitet’ i rrezikshëm i mbushur me befasi nga më të paparashikueshmet dhe më të hidhurat.

    Përpjekja për të kontrolluar demokracinë përmes mekanizmave artificialë dhe okultë qoftë edhe përmes mbështetjes së disa përfaqësive ndërkombëtare të korruptuara, ka rezultuar kudo një përpjekje e dështuar, sepse në fund është demokracia ajo që merr në dorë fatin e një kombi dhe kontrollon dinamikat e zhvillimeve shoqërore dhe politike, të cilat në thelb janë impersonale .

    Këto zgjedhje jo vetëm që nuk zgjidhën krizën politike për të cilën Yuri Kim kishte marrë angazhim para senatit amerikan dhe nuk sollën paqe në politikën shqiptare, por ato sollën një qetësi të frikshme që më së shumti i ngjan qëtësisë para një stuhie dhe ligjësitë politike janë si ligjësitë e natyrës, ato nuk tolerojnë asnjë deformim.

    Le të urojmë që faktorët ndërkombëtarë, që hynë garant që opozita të merrte pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër, të bëjnë presionin e duhur mbi institucionet shqiptare siç është SPAK, Gjykata e Posaçme apo KAS.

    Kësisoj të korrigjojnë gabimin fatal që u bë me vjedhjen në mes të ditës vullnetit të qytetarëve dhe t’i japin sërish mundësi shoqërisë shqiptare, përmes përsëritjes së zgjedhjeve në nëntë qarqet ku opozita pretendon se është vjedhur vullneti i tyre, në mënyrë që vullneti i tyre të respektohet.

    Kjo jo vetëm si detyrim ndaj sjelljes korrekte të opozitës dhe si mundësi e fundit për të korrigjuar me mjete politike gabimin e madh të trafikimit të vullnetit të qytetarëve, por dhe si një mundësi e fundit për të shmangur përplasjen dhe ‘vetëkorrigjimin’ e dhunshëm të shoqërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *