• |
ide | kryesore

Dosja në KQZ/ PD nxjerr emrat: Grupet kriminale kërcënuan njerëzit tanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe aty duhet të përsëriten votimet. PD kërkoi rivotim në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, “procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua”.

Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare pohuan se fashikuj të tërë me fakte provojnë atë që opozita e quan “një masakër elektorale” e projektuar dhe zbatuar nga kryeministri Rama, nga Partia Socialiste dhe administrata e saj në pushtet, një regjim, që kontrollon gjithë sistemin shtetëror.

“Depozituam qindra prova dhe fakte, që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet. Provat shkojnë nga angazhimi i shtetit dhe administratës në shërbim të PS-së, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë” – deklaruan juristët e Partisë Demokratike.

Një tjetër ankesë është cilësimi si antikushtetues i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

“Ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baraz me afro 8 mandate deputetësh. Qeveria pamundësoi votat e emigrantëve shqiptarë në tërësi dhe deri tek karantina 3-ditore për të penguar në kufi emigrantët të vinin në atdhe fizikisht për të votuar” – thanë përfaqësuesit e PD.

Në dosjet voluminoze që PD depozitoi në KQZ përfshihet edhe Qarku i Elbasanit. Teksa e konsideron një nga qarqet më problematike lidhur me sigurinë dhe rendin publik, PD thekson se ai kontrollohet nga bandat.

PD përmend edhe listën e kandidatëve për deputetë të PS atje ku Klevis Xhoxhi, “nipi i gruas së kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili mbështetet fuqishëm nga grupi kriminal i Suel Çelës”.

Një tjetër kandidat për deputet, tashmë i zgjedhur sipas PD është Saimir Hasalla, dhëndri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili “mbështet fort nga grupi kriminal i Ardian Rakipit, që është vëllai i Aqif Rakipit. Ardian Rakipi është ndër trafikantët më të fuqishëm të drogave të forta dhe jo vetëm në vend, me aktivitet në Holandë, Itali dhe Angli”, – thuhet në dokumentin e PD depozituar në KQZ.

Më tej thuhet se në këtë qark, rastet e shitblerjes së votës dhe shkeljet e tjera flagrante të ligjit janë të shumta, ndërsa për periudhën mars-prill janë depozituar 50 kallëzime penale në SPAK dhe 130 kallëzime në prokuroritë e rretheve.

“Ndër 50 kallëzimet e depozituara në SPAK, 30 prej tyre kanë të bëjnë me raste flagrante të shitblerjes së votës nga drejtues e përfaqësues apo mbështetës të Partisë Socialiste”, – thuhet më tej.

Demokratët pretendojnë se në këtë qark, kandidatët socialistë kanë ngritur një infrastrukturë kriminale që cenon standardet e zgjedhjeve.

“Nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike është vërejtur një rritje e aktivitetit kriminal në Qarkun e Elbasanit, i cili konsiston kryesisht në kërcënimin e strukturave të Partisë Demokratike nga eksponentë të krimit të organizuar, blerjen e votave kundrejt shumave të caktuara me vlera monetare, premtimeve për punësim nga ana e eksponentëve të Partisë Socialiste që operojnë në Qarkun e Elbasanit, kanosje për largime nga puna, mbledhje e mjeteve identifikuese”, thuhet më tej.

“Shtetasi Suel Çela, shtetasi Klemend Xhaferri, Marsel Agron Rroka, Gëzim Rusi, Ernaldo Metaj, Ernest Skilja, Mehmet Greca, janë angazhuar në veprime penguese përmes kanosjes, dhunës apo çdo mënyrë tjetër ndaj subjekteve zgjedhore në mënyrë që këto të fundit të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore”, – thuhet në dosjen e PD.



9 Comments

  1. Qifja fiton zgjwdhjet ne Shqiperi daku. Fitoi me mbi 12 000 vota ne 2013 kur ishte kunder Ramazonit. Pastaj fitoi Dibren ne zgjedhjet lokale me cunat problematike te Elb dhe Peqinit. Fitoi me 2017 si gur rezerve i Rames 29 000 vota dhe askush nuk foli. Asnje nga PD s’ja mbajti. Mqs mbajti ne kembe qeverine Rama me 2017 kur u shkeput para zgjedhjeve LSIja i dha 2 vende deputetesh. Hasalla eshte dhendri i vellait qe rri ne Peqin dhe djali

  2. Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

    Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.Ti tregon salihu emrat se ne kqz nuk ka asgje o shpellkar i cecenit salih

  3. Po te ishin vetem keto qe po thoni ju qe kane blere apo kercenuar do ishte lule. Pse nuk flisni per te tjeret qe more pjese ne farsen elektorale ne Elb. Ne qytetin e Elb ishte Agron alias Kamer Mehja i kapur nga dekriminalizimi i denuar me 22 vite burg ne Sardenja Itali qe bleu votat ke Beqir Dardha lagja jevgjve. Pse nuk flisni per Edmond Stafen edhe ky i denuar ne Bergamo Itali me 9 vite qe bleu vota ne lagjen 5 maji
    Pse PD nuk i tregon te gjithe sepse do ti kene perseri kunder ne zgjedhjet e tjera

  4. Kjo me duket si ajo shprehja : m’ka çu nona me la gojen . Kjo nuk eshte zgjidhje .
    Fjalet jane fukarrallik , mosnjohje e zgjedhjeve dhe protestat pa fund na çojne drejt zgjidhjes.
    Reformat ne çdo fushe , ndeshkueshmeria , rregulla te mirfillta loje si dhe ndryshimet jane zgjidhja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *