• |
ide | kryesore

E fejuara e miliarderit të vrarë nga ish-e dashura: U eliminua nga rivalët

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



E fejuara e një argjendari milioner britanik i vrarë nga ish-e dashura e tij 7 vjet më parë pretendon sot se një rival biznesi mund të ketë urdhëruar vrasjen e tij. Maria Korotaeva e fejuara e biznesmenit Andy Bush tregon se ai e kishte propozuar për martesë një natë para se ai të vritej në vilën e tij në Malaga të Spanjës.

48-vjeçari u qëllua me 3 plumba nga ish-e dashura e tij modelja sllovake Mayka Kukucova. Ajo u arratis pas vrasjes dhe u kap në vendin e saj dhe tani po vuan dënimin në burg. Në gjykatë u tha se vrasja u bë për xhelozi, por e fejuara e biznesmenit thotë se ngjarja lidhet me konfliktet e biznesit dhe se tani ajo është në rrezik.

Për të mbështetur këtë teori ajo thotë se disa javë para vrasjes, Bush kishte marrë kërcënime për vdekje për shkak të një argjendarie që po hapte në Londër.

“Disa javë para vrasjes së tij, Andi ishte në Gjermani në një konferencë argjendarësh. Ai u kthye me të vërtetë i mërzitur, duke thënë se dikush – një sipërmarrës rival mendoj unë – po e kërcënonte për shkak të planeve të tij” – tha Maria e cila ka folur edhe për natën e vrasjes.

“E ndjeva që dikush ishte brenda shtëpisë, kështu që shkova në katin e dytë dhe pashë Maykën me pizhame. Ishte hera e parë që e shihja. Ajo më pa pa asnjë emocion. Unë u frikësova dhe vetëm bërtita. Vrapova jashtë dhe u ktheva te makina” – tha Maria që sqaroi se më pas qëndroi në makinë ndërsa Andi hyri brenda në shtëpi për të folur me Kukucova.

Thotë se nuk ishte në gjendje të thërriste policinë sepse i kishte rënë bateria e telefonit celular. Pas 10 minutash, ajo dëgjoi krismat brenda vilës. Maria thotë: “Unë kurrë nuk kam dëgjuar të shtëna armësh, kështu që nuk e dija se çfarë ishte. Mendova se ishte thjesht diçka e rënë, si një valixhe nëpër shkallë. Mayka doli e veshur plotësisht, me flokët bisht dhe me një valixhe. Ajo më tha se Andi kishte thënë se mund të merrte makinën”.

Mayka u ekstradua në Spanjë dhe u burgos për 15 vjet në maj 2016 ndërsa apeli ia uli dënimin në 13 vite. Në gjyq ajo pretendoi se qëlloi për vetëmbrojtje, juria unanimisht refuzoi versionin e saj të ngjarjes. ©LAPSI.al

Maria Korotaeva claims her British millionaire fiance's fatal shooting was a 'hit'
Maria Korotaeva
She thinks Andrew Bush's bikini model ex Mayka Kukucova was ordered to carrying out the killing
Mayka Kukucova
Andrew Bush was killed at his villa in Estepona, Spain
Andrew Bush

Slovakian Kukucova in court in Malaga, Spain
Kukucova në gjyq



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *