• |
ide | kryesore

Elbasan/ Gjatë natës raportohen për të shtëna automatiku

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Burime jo zyrtare bënë me dije për News 24 se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish-Kombinati i Drurit”. Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *