• |
ide | kryesore

F1/ Ish-kampioni i Ferrarit, senator, në rrezik për jetën: në spital me hemorragji të rëndë

-Instant, Sport



Ish-piloti argjentinas i Ferrarit (1976-1978) Carlos Reutemann u transferua mbrëmë me helikopterin e urgjencës nga qyteti i Santa Fe në atë të Rosarios për shkak të një përkeqësimi të kushteve të tij klinike të lidhura me një hemoragji të brendshme që mjekët, për momentin, nuk kanë qenë në gjendje të kontrollojnë. Reutemann, tani në moshën 79 vjeçare, ka qenë gjithashtu guvernator i Santa Fe dy herë, ndërsa që nga viti 2003 ai është një senator i republikës.

Të mërkurën, raporton gazeta Clarin, ai është ndjerë keq dhe shkoi në një klinikë në Santa Fe për kontrolle mjekësore. Ditën tjetër gjendja e tij u përkeqësua me fillimin e një hemoragjie të brendshme që kërkoi një shtrim paraprak në një njësi të kujdesit intensiv. Gjendja e tij, shtoi gazeta, vazhdoi të përkeqësohej kështu që ekipi mjekësor që e asiston vendosi ta transferojë ish-pilotin në një qendër të specializuar në Rosario, përballë një “hemorragjie të re në sistemin e tretjes dhe një dekompensim hemodinamik me presion të ulët”.

Hemorragjia, bën të ditur një njoftim për shtyp nga klinika Santa Fe, ka prodhuar “një përkeqësim të parametrave biokimikë”, për të cilin “u vendos që të transferohej në Sanatoriumin e Parque de Rosario, që do ta asistojë Reutemann me studime specifike diagnostike dhe trajtime të mundshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *