• |
ide | kryesore

Iu gjetën kokainë dhe 60 mijë paund banesë, katër shqiptarë arrestohen në Britani

Arkiva



Policia e Londrës ka sekuestruar një armë zjarri, municion, 60 mijë paund dhe kokainë, në një apartament në kryeqytetin britanik, në të cilin rrinin dy shqiptarë.

Policia bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ku kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60 000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale.

Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë. Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uillesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrou Croun muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *