• |
ide | kryesore

Princ Charles kritikohet nga ndjekësit pas urimit për ditëlindjen e nipit të tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak ditësh, djali i Meghan Markle dhe Princi Harry, Archie, festoi 2-vjetorin e lindjes.

Pjesëtarë të familjes mbretërore uruan Archie,ndër to edhe gjyshi i tij Princi Charles.Përmes faqes së tij zyrtare,Twitter, Charles postoi një foto të Harry së bashku me të dhe djalin e porsalindur.“Gëzuar ditëlindjen Archie, që sot bën 2 vjeç”, shkruajti ai në urimin e tij.Mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga  ndjekësit e familjes mbretërore.Ata e kanë kritikuar Charles që nuk ka publikuar foto së bashku me Meghan Markle.”E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjete sociale.“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”, u shpreh dikush tjetër.Princi Charles thuhet se është ende i nevrikosur nga intervista që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *