• |
ide | kryesore

QSUT reagon për vdekjen e 3 familjarëve nga Gjilani, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” reagoi në lidhje me vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që humbën jetën nga helmimi pasi konsumuan kërpudha.


Lexo më tej: Durrës/ Vdekja e familjes nga Gjilani, procedohen penalisht dy mjekët 


Në një reagim për mediat, QSUT thekson se nëna, djali dhe nusja, kishin shkuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë gjatë mbrëmjes.

Sipas QSUT-së, fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim dhe Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.

4 Comments

  1. Ne radhe te pare ngushellime. Per te tjerat nqs personi ka dyshimese dikush ka patur qellim t’Ju bente keq te informoj policine, por jo te akuzoj mjeket per neglizhence.

    1. Jo mor jo. QSUT ne vend qe te dali ketu e te bej propagande duke na trajtuar si dele qe nuk marim vesh asgje, duhet te bej publike protokollin e mjekimit qe ka ndjekur per secilin nga 3 pacientet.
      Apo i ka mjeku vetem me uje fiziologjik???

  2. Ça detaje kanë dhënë këta more. Nuk treguan sa kohë kishte që kishin ngrënë kërpudhat, a ishin mjekuar përpara, kush i mjekoi, pse erdhën në gjendje të të rënduar në QSUT..etj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu