• |
ide | kryesore

Tabaku: Janë përdorur mbi 120 mln euro nga buxheti i shtetit për blerjen e votave

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një reagimi në ‘Facebook’ shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit nga pagesat për tërmetin.

Sipas saj, shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral.

“Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.”, shkruan ajo.

MESAZHI I TABAKUT
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

 



6 Comments

  1. Te gjitha keto deklarata, behen per te rruajtur karrigen e Lul Bashes. Ne kete moment nuk kane asnje vlere tjeter. Jane qesharake dhe bejne vetem tymnaje. Nuk fitoi PS, por humbi PD qe ka nje lider karabush qe nuk frymezon kerkend. Kjo eshte e verteta. Keto budalleqet e tjera se si jane shperndare fondet per termetin jane flluska. Askush nuk mund tia mbaj doren qeverise si ndan te ardhurat, si dhe kur i shpenzon ato.

  2. Keto denoncimet me pas jane kot. Neve na garantoi Luli qe nuk do lejoj manipulimin e votes. Dhe e verteta eshte qe njerezit kane votuar te lire dhe te qete. Ky imazh qe krijohet tashme, nje refren qe e degjojme rendom pas cdo pale zgjedhje vetem nxin imazhin e vendit, si i vetmi vend qe nuk ben dot zgjedhje te lira.

  3. Jorida.. mos e ul nivelin tend me keto deklarata idjote sepse kam pershtypjen se ne ate parti vetem ti ke nje fare reputacjoni ( te tjeret jane merre me leng … ) . Fondet per termetin kane filluar te shperndahen qe para nje viti . Pstaj ata qe kane marre ato pare , nuk i kane marre me kusht qe te votojne PS. Cdokush mund te merrte leket per termetin dhe te votonte PD, asgje nuk e pengonte.

  4. Niveli Jorides eshte ky: e denueme per shpifje nga gjykata dhe u qite te zyrat e bashkise me bledi fevziun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *