• |
ide | kryesore

Video/ Dinamo rikthehet në elitë pas gati një dekadë vuajtje: Superiores i shtohen 33 trofe

-Instant, F1, Sport



Dinamo një emër i harruar në histori, por asnjëherë në zemrat e tifozëve e jo vetëm Blue Boys, është kthyer në elitën e futbollit për herë të parë që nga sezoni 2011-12. Kryeqytetasit kurorëzuan sakrificat e një sezoni të gjatë në Kategorinë e Parë me suksesin 0-2 kundër Vorës me dygolëshin e Djidiëa, që vlen matematikën për Superioren.

Festa e madhe ka shpërthyer te lojtarët e dinamovitëve që rikthejnë ekipin atje ku i takon. Në këtë moment nuk mbetet asgjë tjetër veçse të presim për të shijuar më tepër derbi dhe të urojmë Dinamon për arritjen e bërë.

Klubi i themeluar zyrtarisht në 3 mars 1950 nga Ministria e Brendshme gjarë regjimit komunist e shkroi historinë e saj fituese në fushë me 4 tituj të fituar radhazi nga debutimi në 1950 deri në 1953. Gjatë kësaj periudhe, Dinamo fiksoi rekordin e 25 fitoreve radhazi, një rekord në futbollin shqiptar dhe e 4-ta më e gjatë në Europë.

Në 1989, Dinamo përfundoi kampionatin në vendin e tretë, duke luajturKupën e Kupave, ku fiksoi në paraeleminatore përballë Chernomorets Burgas, rezultatin më të thellë në historinë e tyre europiane. Pasi kishin humbur 1–3 ndeshjen e parë (gol i Demollarit) ata fituan 4–0 në shtëpi.

Në 1995, klubi mori emrin KS Olimpik Tirana për të lënë pas “të shkuarën komuniste”, por klubi u kthye në emrin origjinal dy vjet më pas. Pas viteve 2000 nisi edhe epoka e trajnerëve të huaj, nga argjentinasi Marcelo Javier Zuleta, tek tekniku aktual i kombëtares së Kroacisë Zlatko Dalić. Titulli i fundit kampion i Dinamos mbërriti në 2009–10, i 18 në histori, bashkë me 13 Kupa kombëtare dhe dy Superkupa, por në 2011–12 season, klubi pati eksperiencën më të keqe në histori, duke përfunduar kampionatin në vendin e fundit me 13 pikë në 26 ndeshje, duke arritur vetëm 3 fitore. Blutë zbritën në Kategorinë e Parë për herë të parë në histor e që nga 2012–13 nuk kanë mundur të kthehen në elitë, deri më sot…



2 Comments

  1. Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

    Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.

    1. O klluf, ketu eshte tema per sport dhe jo per politike.Cfare lidhje ka Sali Berisha me klubin e Dinamos? Ik futja nje vizite andej nga psikiatria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *