• |
ide | kryesore

Video/ Everton i bën nder ‘kushërinjve’ të Liverpool: fitore me përmbysje e United i prish festën City

-Instant, Sport, Video



Nuk është ende koha për festim për Manchester City: ‘kushërinjtë’ e United mundën Aston Villa 3-1 dhe mbajnë të hapur garën për titullin e Premier League, të paktën në letër. Goli i Traore në minutën e 24 nuk është i mjaftueshëm për Villans: Bruno Fernandes me penallti (52′), Greenwood (56′) dhe Cavani (87 ‘) kompletojnë kthimin fitues të Djajve të Kuq, të cilët kthehen në -10 nga kreu. Në ndeshjet e tjera, Wolverhampton mundi Brighton 2-1, ndërsa Everton triumfon në shtëpinë e West Ham, duke i bërë nder Liverpool që me një fitore të futet në zonën e Europa League.

Në fillim tronditja, pastaj rikthimi për një fitore që shtyu më tej festën e ‘kushërinjve’: Manchester United fundos Aston Villa në transfertë, pas një nisje aspak të mirë, e të paktën nga këndvështrimi i aritmetikës mban të hapur kampionatin anglez. Villans, të cilët nuk luftojnë për asgjë duke qenë larg nga zona e Evropës, e nisën ndeshjen me personalitet dhe goditën në të 24′ duke përfituar nga një gabim në ndërtimin nga poshtë të Djajve të Kuq: avantazhin e firmosi Bertrand Traoré, që nuk i la asnjë mundësi Henderson. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer e patën të vështirë të organizohen dhe në pjesën e parë nuk e shqetësuan kurrë Emiliano Martinez.

Sidoqoftë, trajneri norvegjez nuk bën asnjë ndryshim pas pushimit dhe shpërblehet në minutat e para të pjesës së dytë: në të 52’ Bruno Fernandes transformoi penalltinë e barazimit, të akorduar për një faull të Douglas Luiz ndaj Pogba, katër minuta më vonë Mason Greenwood mori topin nga Wan-Bissaka me shpinë nga porta, shmangu mbrojtësin në markaturë dhe mundi portierin. United mbylli historinë me golin e tretë të Edinson Cavani, i cili shënon me kokë 3-1 në minutën e 87. Manchester United kthehet në -10 me katër ndeshje për të luajtur, flaka e shpresës është e dobët por mbetet e ndezur.




ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Wolverhampton Wanderers 2 – 1 Brighton & Hove Albion
Aston Villa 1 – 3 Manchester United
West Ham United 0 – 1 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *