• |
ide | kryesore

Video/ “Fytyra e atij që kupton se Panenka ishte ide e keqe”: Aguero bëhet viral pas penalltisë së humbur me Chelsea

-Instant, Sport, Video



Prova e asaj cfarë do të ofrohet në finalen e ardhshme të Champions League ende nuk dhuron fitoren matematikore të Premier League për Manchester City, që humbi 2-1 në shtëpi nga Chelsea. Citizens shkuan të parët në avantazh në minutën e 44 me Sterling, i shërbyer nga Aguero; argjentinasi në fakt humbi penalltinë e 2-0 të mundshme, duke favorizuar përmbysjen e Blues me golat e Ziyech (63 ‘) e Marcos Alonso (92’). Aguero, që donte të turpëronte portierin Mendy me një Panenka, në fakt u turpërua vetë me portierin që mbeti i palëvizshëm duke pritur topin.

Pikërisht fytyra mosbesuese e Agueros, për atë që do të ndodhte, e fiksuar nga kamerat televizive disa fraksione sekonde përpara se topi të pritej nga Mendy, kanë bërë xhiron e ëeb, duke u kthyer virale menjëherë.

Deri të paktën sot (ose më shumë gjasa deri të premten e ardhshme), Manchester City nuk do të jetë në gjendje të kurorëzohet kampion i Anglisë për herë të shtatë në historinë e tij. 2-1 i pësuar në Etihad kundër Chelsea, që mori tre pikë shumë të çmuara për Champions dhe tani është i treti, shtyn përsëri trofeun për Guardiolan, pas një (të mundshëm) me rastin e ndeshjes së pa luajtur të United kundër Liverpool. Një ndeshje emocionuese me befasi e rikuperime e në fund i buzëqeshi londinezëve. Në pritje të finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll, Chelsea mund të ëndërrojë me të vërtetë shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *