• |
ide | kryesore

Video/ Habiti Sczezny: Rebic siluron, Tomori fundos Juventus

-Instant, Sport, Video



Juventus kapitullon në Allianz Stadium në minutën e 78. Përpjekjet e bardhezinjve për të kthyer rezultatin ndaj Milan marrin fund në goditjen impresionuese të Rebic, që zëvendësoi pikërisht autorin e golit të parë. Kroati lëshoi një goditje nga distanca që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke lënë të palëvizur portierin e Juves.

Dorëzim total i skuadrës së Pirlos që pëson edhe golin e tretë në minutën e 82. Në zhvillimet e një goditje dënimi, Tomori ka goditur me kokë, duke shënuar edhe golin që nxjerr Juven nga Champions, për momentin, duke e ngjitur Milan në vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *