• |
ide | kryesore

Video/ Real dështon të marrë kreun: Sevilla pranë goditjes në Madrid, befasohet në shtesë

-Instant, Sport, Video



Fitorja do ta kishte ngjitur në krye të klasifikimit, e megjithatë Real Madrid nuk e shfrytëzon dot përplasjen e dy pretendentëve për titull Atletico Madrid e Barcelona që ishin ndarë në barazim një ditë më parë. Në kryeqytet Sevilla shkoi dy herë në avantazh dhe Zidane limitoi dëmet vetëm në minutën e 4 shtesë, në një autogol të Diego Carlos.


Blancos e kërkuan fitoren por përballë kishin një kundërshtar të organizuar të qartë në ide, edhe pse goli i Benzema mund ti kishte tronditur, por për fat nuk u konsiderua i vlefshëm. E atëherë, minutat që kalonin ishin në favor të andaluzianëve që goditën në minutën e 22 me Fernando, në një asist të Rakitic. Madrilenët nuk mund të lejonin një rezultat të tillë në shtëpi dhe e shtuan presionin, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë.


Real megjithatë në të 67 ekuilibroi situatën me Asensio, që dha idenë se mund të niste përmbysjen për të besuarit e Zidane. Vetëm se nuk ndodhi kështu, me Sevillen që u rikthye në avantazh pas 11 minutash, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Rakitic. Një gol e një asist për ish-blaugranan dhe u duk se fitorja do të qendronte në fuqi deri në fund, sikur fati të mos ishte vënë kundër. Në minutën e 4 shtesë në goditjen e Hazard, devijimi fatkeq ishte i Diego Carlos, që e ngjiti Real në 75 pikë po aq sa Barcelona, e dy poshtë Atleticos kryesuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *