• |
ide | kryesore

25 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut, 16 jetë të humbura

Arkiva, Lajme, Të fundit



25 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut pas bërjes së 1.016 testeve. Rastet janë në Shkup 15, Kumanovë 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë nga 1. 408 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Janë konfirmuar 16 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80), 2 persona nga Tetova (69 dhe 82) dhe nga 1 i vdekur nga Manastiri (85), Ohri (79), Kumanova (55), Kavadari (83), Gostivari (77), Kërçova (72), Radovishi (62) dhe Dellçeva (72).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është 138.370, numri i vdekjeve është 5.109, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.572.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *