• |
ide | kryesore

Ardit Gjebrea zbulon kush do ta prezantojë këtë vit Këngën Magjike (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider

Përmes një postimi në Instagram, producenti dhe moderatori i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea zbuloi emrin e bashkë-prezantueses që do ta shoqërojë gjatë netëve finale të festivalit.


“Gëzuar!  Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021!”- shkruan Gjebrea në foton ku shfaqet bashkë me Marsela Çibukajn. Siç moderatori konfirmon, Marsela do të jetë pjesë e skenës së Këngës Magjike gjatë të treja netëve finale.


“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua.”- shkruan nga ana tjetër këngëtarja. Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave dhe publikut, kësaj here Marselën do ta shohim në një eksperiencë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu