• |
ide | kryesore

BE diskuton sot për Shqipërinë, pritet vendimi për veçimin nga Maqedonia e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) sot do të zhvillojnë diskutime në Bruksel rreth një angazhimi më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor. Siç deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, situata në Ballkanin Perëndimor është një nga temat më të rëndësishme e cila do të diskutohet sot.

“Duam të kemi një pasqyrë të re të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të përfshihemi më shumë në rajon”, tha Borrell.

Borrel theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohen mënyrat “për t’i ofruar rajonit një perspektivë më të mirë dhe më të fortë europiane”.  Pritet të merret një vendim edhe për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi kjo e fundit vazhdon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike.

Vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.



9 Comments

  1. Shqipëria do të vazhdojë të vuajë në rrugën e saj drejt integrimit evropian për shkak të keqqeverisjes. Në një analizë të publikuar sot në portalin e njohur EuObserver, eurodeputeti David Lega shkruan se Shqipëria nuk i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara nga BE për nisjen e negociatave.

    Ndërkohë gazeta e njohur austriake, Der Standard shkruan se vendet e BE-së nuk janë gati që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut kur bie fjala te nisja e negociatave.

    Gazetarja Adelheid Woelfl shkruan se, komisionari për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria mund të nisë e vetme negociatat pa Maqedoninë e Veriut. Por sipas gazetares, në vendet e BE nuk ka ndonjë ambicie që negociatat të nisin vetëm me Shqipërinë. Gjermania, Holanda dhe Danimarka janë kundër.

    Arsyeja është se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që ka bërë përparime serioze drejt integrimit.

    Madje gazeta citon një studim të kryer nga Tina Freyburg dhe Tobias Boehmelt që thekson se i vetmi vend që mund të plotësojë kriteret e anëtarësimit në vitin 2023 është Maqedonia e Veriut. Sipas tyre, Serbia nuk do jetë gati deri në vitin 2030, kurse Shqipëria nuk do i përmbushë standardet as në vitin 2050.

    “Kjo është një nga arsyet se pse BE kurrë nuk ka menduar të preferojë Shqipërinë. Qeveria shqiptare nën Edi Ramën, i cili së fundmi fitoi përsëri zgjedhjet, gjithashtu ka zbarkuar në një rrugë gjithmonë e më shumë autokratike në vitet e fundit”, shkruan gazetarja.

    1. Tani na kaloi erdhi Maqedonia. Bravo per kete koment, me kete mut PM si kristaqi s’do kemi shanse qe te futemi ne Evrope

  2. Skishte si të ndodhte ndryshe!!!Rama as se ka dash kurrë Europën.Si autokrat që është ai qëllimisht e ktheu qeverisjen e tij tipike turkoshake me qëllimin e vetëm të zbatojë planin e Eradoganit duke u pasuruar me vjedhjen e shtetit në të gjitha format e saj.Zgjedhjet si ka problem se i fiton me krimin e organizuar.

  3. edhe ne kemi te degjeneruar nga politikat absurde te politikaneve tabe por keta jane me te degjeneruar se ne dhe kushdo dhe jane shkaku i degjenerimit tone

  4. Ore ju komentues. I lexoni artikujt apo vetem titujt. Po len te nenkuotojn, se meqe maqedonia ka mosmarveshje me bullgarin. Do ta vecoj nga shqiperia, dhe mund te pranohet vetm shteti yn.
    Jeni verbuar o njerez. Shkruani me llogjok, jo nga marazi.

    1. Ore ti, a e kupton qe Shqiperia s’do futet asnjehere ne BE n.q.s Kristaqi shkerdhati rrin akoma ne poltronen e tij???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *