• |
ide | kryesore

Durrës/ Një 48-vjeçar gjendet i vetëvarur në pemë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme në Durrës.

Policia njofton se është gjetur i vetëvarur në pemë shtetasi P. D.

“Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.15, në “Kallm”, është gjetur i vetëvarur​ në pemë, pa shenja jete shtetasi P.D., 48 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *