• |
ide | kryesore

E vendosën 7 ndeshjet e fundit: Cavani rinovon kontratën me Manchester

-Instant, Sport



Shtatë ndeshjet e fundit me 10 gola të shënuar kanë diktuar marrëveshjen edhe për një tjetër vit mes Manchester United dhe Edinson Cavanit. Tani cështja është zyrtare dhe uruguajani ka pranuar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me Red Devils.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i United në faqen zyrtare në ‘’Tëitter’’, pa dhënë shifrat ekonomike të akordit. Me shumë mundësi, akordi duhet të ketë mbetur në parametrat e sezonit që po përfundon. Jo gjithcka ishte e thjeshtë në vitin e tij të parë në Old Trafford, sepse 34 vjeçari vuajti shumë në mes të sezonit pas një dëmtimi që e la jashtë thuajse 2 muaj, përpara se të kthehej në mënyrë decizive duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *