• |
ide | kryesore

Fauci: Duhet të hartohen udhëzime të reja për mbajtjen e maskave

-Instant, Lajme, Planet



Eksperti i sëmundjeve infektive dhe këshilltari kryesor në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësinë, Anthony Fauci,  ka deklaruar së fundmi se është momenti që të merret një tjetër vendim në lidhje me mbajtjen e maskës.

Fauci ka thënë për mediat vendase se është e rëndësishme që tashmë të hartohen udhëzime të reja në lidhje me mbajtjen e maskave.

Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, ka thënë Fauci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *