• |
ide | kryesore

Fyerje e ironi mes gazetareve sportive: “Nuk i honeps dot ato që përdorin trupin për famë”

-Instant, Sport



Në një intervistë për Giornale, Paola Ferrari ka folur për fëmijërinë e saj që nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë, si dhe për sakrificat e shumta për të ndërtuar jetën dhe karrierën e saj: “Unë u largova nga shtëpia fare e re, për të mbajtur veten time më duhej të punoja. Të jetoje vetëm nuk ishte e lehtë: nuk mbaj mend se sa herë më prenë dritat dhe telefonin. Kështu që i huazova fytyrën time një shtëpie kozmetike shumë të famshme. Mami dhe babai nuk kujdeseshin shumë për mua. Kam rrezikuar shumë herë për të marrë shtigje të gabuara. Temperamenti im dhe ëngjëlli mbrojtës më shpëtuan”.

“Për mua ishte e pakonceptueshme të kisha histori dashurie me futbollistë, do të kisha humbur të gjithë besueshmërinë e një gazetareje që po ndërtoja me një përpjekje të frikshme. Nuk ishte e lehtë të duroje buzëqeshjet ironike të atyre në fushë që të shihnin si një cupëz që kërkonte lavdi. Leotta? Kur shoh këto vajza që përdorin trupat e tyre për tu bërë të famshme, zemërohem dhe gaboj sepse të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që u pëlqen. Nga ana tjetër, unë gjithmonë e kam konsideruar si një fyerje që dikush të më dëgjojë vetëm sepse jam e bukur. Leotta nuk mund të përfaqësojë gazetarinë italianë, të tillë si Anna Billò, Giorgia Rossi ose Simona Rolandi. Ajo mund të përfaqësojë vetëm veten. Apo ndoshta Belen… ”, sulmoi Paola Ferrari gazetaren sportive të DAZN, që ka marrë vëmendje maksimale për shkak të formave fizike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *