• |
ide | kryesore

Gafa e Fofana: zbuloi merkaton e Leicester me një postim, pastaj e fshiu

-Instant, Sport



Bota e rrjetit social është një fushë e minuar, personazhet që janë pjesë e botës së futbollit e dinë mirë, por ata shpesh vendosin me shumë nxitim… në tastierë. Njw prej tyre wshtw Wesley Fofana, mbrojtësi i Leicester, protagonist në orët e fundit i një episodi kurioz. Mbrojtësi francez në fakt ka postuar një mesazh në profilin e tij në Twitter, me një temë merkato, por mbase nuk ishte ende koha.

Veprim i nxituar, pasi Fofana e ka parë të arsyeshme të ripostojë një foto të Boubakary Soumaré, duke konfirmuar në mënyrë efektive mbërritjen e lojtarit të Lille tek Foxes. Kjo në fakt ishte tema e postimit në fjalë. Nuk dihet akoma nëse transferimi është planifikuar në të vërtetë, por edhe nwse wshtw kwshtu nuk duhet të ishte zyrtarizuar tani. Kështu, francezit iu desh të eliminonte postimin e inkriminuar menjëherë, por tani ishte tepër vonë. Screenshot tashmë po bëjnë xhiron e internetit …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *