• |
ide | kryesore

Gjermani/ Vaksina Johnson&Johnson kundër Covid-19 do të përdoret tek të gjithë të rriturit

-Instant, Arkiva, Planet

Vaksina Johnson&Johnson kundër Covid-19 do të përdoret tek të gjithë të rriturit në Gjermani. Lajmi është bërë me dije të hënën nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të vaksinohen me këshillën e mjekut.


Rregullatori i barnave në Europë e ka miratuar vaksinën Johnson & Johnson muajin e kaluar, pasi shqyrtoi rastet e rralla të mpiksjes së gjakut në SHBA.


Gjermania, ndërsa po lëviz për t’u ofruar qytetarëve të saj vaksinën J&J, javën e kaluar hoqi të gjitha kufizimet për vaksinën AstraZeneca.

Vaksinimi me AstraZeneca ishte caktuar veçanërisht për moshat mbi 60-vjeç, pas raporteve shumë të rralla, por ndonjëherë fatale të mpiksjes së gjakut.

Ministri gjerman theksoi se këto vendime të ndërmarra nga Gjermania, pasqyrojnë përparimin e vendit për të vaksinuar të moshuarit, duke shtuar se ai priste se personat e moshës mbi 60 vjeç që kishin dëshirë të vaksinoheshin t’u ofrohej një dozë deri në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Spahn parashikoi se deri në fund të muajit qershor rreth 10 milionë doza të vaksinës J&J pritej të mbërrinin në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.