• |
ide | kryesore

I lidhin gruan para fëmijëve: grabitje e dhunshme në shtëpinë e futbollistit të PSV

-Instant, Sport



Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sulmuesit të PSV Eindhoven Eran Zahavi. Ashtu si raportohet nga De Telegraaf, lojtari u detyrua të humbasë ndeshjen kundër Ëillem II, për shkak se shtëpia e tij në Amsterdam, e vendosur në lagjen e të pasurve Buitenveldert, u sulmua nga disa grabitës.

Nga rindërtimi i fakteve sipas policisë, ish-futbollisti i Palermos, i është dashur të përballej me një frikë të madhe, sidomos për kushtet emocionale të familjes së tij. Në fakt, kriminelët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin sulmuar gruan e lojtarit të cilën e kishin lidhur para fëmijëve. Më pas ata kanë kryer grabitjen e të gjitha sendeve të çmuara dhe ndoshta edhe parave, duke dalë me një ngarkesë të rëndësishme nga banesa e Zahavit.

“Papritmas pamë shumë oficerë policie dhe ishim kuriozë të dinim se çfarë po ndodhte”, tha një fqinj i futbollistit për mediat hollandeze. “Ne atëherë e kuptuam që ishte një grabitje. Një gjë e tmerrshme”, shtoi i njëjti qytetar që jeton pranë ish-lojtarit të Palermos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *