• |
ide | kryesore

Inter i kërkon lojtarëve të heqin dorë nga dy paga: Zhang përballet me futbollistët

-Instant, Sport



Kanë kaluar vetëm disa ditë, por euforia për titullin e fituar nga Inter tashmë gradualisht po i lëshon vendin të ardhmes së klubit zikaltër. Siç është njoftuar nga Administratori i Deleguar Marotta, presidenti Steven Zhang dhe drejtuesit zikaltër do të zhvillojnë një seri bisedimesh individuale me lojtarët e skuadrës për të negociuar një marrëveshje për t’u marrë me problemet ekonomike: propozimi për skuadrën e Interit është të heqë dorë nga pagat mujore të muajve nëntor dhe dhjetor, tashmë të shtyra për ti paguar edhe më parë. Me llogari të bëra, janë rreth 25 milionë euro bruto që Interi dëshiron ti kursejë, por kërkesa nuk po gjen aprovimin e lojtarëve të Conte.

Nëse nuk arrohet një marrëveshje, Suning duhet të zgjedhë një plan B ose më saktë modifikimin individual të kontratës që do të lejojë të lehtësojë bilancin që mbaron më 30 qershor dhe që lojtarët të marrin atë që është rënë dakord. Një marrëveshje në këtë kuptim është shumë më e lehtë për tu arritur, por operacioni nuk do të jetë aq i thjeshtë duke marrë parasysh situatat e ndryshme kontraktuale të lojtarëve të ndryshëm, midis atyre që po skadojnë dhe atyre që mund të mbështeten në një marrëveshje afatgjatë.

Nyja e vërtetë e cështjes që mund të ndryshojë të ardhmen e Interit ka të bëjë me aspektin teknik. Antonio Conte së pari kërkoi dhe siguroi një bisedë në fund të sezonit me klubin, për të marrë siguri për projektin sportiv të sezonit të ardhshëm. Në të njëjtën mënyrë, shumica e lojtarëve do të presin këtë përballje që të sigurohen se lideri i tyre do të mbetet në krye të ekipit edhe në kampionatin e ardhshëm për të synuar të bëjnë më mirë në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *