• |
ide | kryesore

“Juventus, kështu të dhemb zemra, zgjohuni të gjithë”: Lapo bërtet, ndërkohë Pirlo nuk lëviz nga pankina

-Instant, Sport



Një 0-3 që është një vendim final. Në të vërtetë, dy. Humbja e qartë kundër Milanit, jo vetëm në rezultat, deklaron me forcë dështimet e sezonit të Juventus, që tre javë nga fundi i kampionatit e gjen veten në vendin e pestë në renditje dhe për këtë arsye jashtë Ligës së Kampionëve. Nuk ndodhte prej 10 vjetësh që baedhezinjtë të përjashtoheshin nga mbretëresha e Kupave të Evropës në fazën e dytë të kampionatit. Ekipi i Pirlos tani është -3 nga Atalanta dhe Milan dhe një pikë poshtë Napolit: përplasjet e drejtpërdrejta janë të pafavorshme si me lojtarët bergamask ashtu edhe me kuqezinjtë, ndërsa të kaltrit kanë avantazhin e një diference më të mirë të golave. Orë reflektimi tek Juventus por pa asnjë ndryshim: Pirlo mbetet në vendin e tij.

Humbja mbrëmjen e kaluar në Allianz Stadium para syve të John Elkann, presidentit të Exor aksioner i shumicës, megjithatë, dekreton fundin e eksperimentit Pirlo në pankinë, me ose pa Champions. Ishte vendosur që pas humbjes në shtëpi kundër Beneventos: basti i humbur ai i presidentit Agnelli. E neodhta për këtë Pirlo nuk heq dorë: “Unë jam në dispozicion dhe nuk bëj mënjanë”. Por emri i Igor Tudor si provizor për ndeshjet që mungojnë deri në fund të sezonit, duke përfshirë finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës, është rikthyer në skenë, siç kishte ndodhur edhe para ndeshjes në Udine, e zgjidhur nga një goditje e dyfishtë e Cristiano Ronaldos, inekzistent ndaj Milanit si e gjithë skuadra. Për momentin Pirlo është konfirmuar dhe do të vazhdojë të drejtojë ekipin. Në pritje të një revolucioni të ri në verë, me kthimin e Allegrit ose me ëndrrën Zidane.

Zero goditje në portë tregojnë statistikat pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Milanit. E është hera e tretë që kjo ka ndodhur në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, me Moratan dhe Cristiano Ronaldon të cilët së bashku, në 45 minutat e para, bënë vetëm një prekje në zonën kundërshtare. Një fakt shqetësues, jo i vetmi, i një ekipi që për të disatën herë e ka treguar veten jo vetëm pa identitet, por edhe pa karakterin dhe forcën për të reaguar. Një skuadër që ka pësuar gola në të njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit në kampionat: për bardhezinjtë është seria më e keqe që nga prilli 2010. Askush nuk shpëton në këtë humbja e Dybala që hyri shumë vonë është një zgjedhje tjetër që krijon debat. “Të shohësh Juventusin në këtë mënyrë të dhemb zemra. Historia dhe fanella meritojnë dashuri, respekt, pasion dhe profesionalizëm. Zgjohuni të gjithë”, ishte thirrja e tifozit Lapo Elkann në profilin e tij në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *