• |
ide | kryesore

Kaloi pushime të kushtueshme në Karaibe, nisin hetimet ndaj kryeministrit britanik

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri britanik, Boris Johnson është nën hetim për shpenzimet e pushimeve në Karaibe me partneren e tij Carrie Symonds gjatë Krishtlindjeve të vitit 2019.

Komisioneri parlamentar i standardeve, Kathryn Stone, konfirmoi të hënën në mëngjes se po hetonte një shkelje të mundshme të kodit të sjelljes së deputetëve.

Downing Street më parë ka thënë se “të gjitha kërkesat përkatëse të transparencës” janë përmbushur rreth udhëtimit në Mustique, një ishull privat në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Gren Daily Mail raportoi se Johnson kaloi 10 ditë pushim në vila luksoze me vlerë 15,000 paund.

Në fillim, kryeministri tha se ai kishte pranuar akomodimin për një pushim privat me partneren e tij me vlerë 15 000 paund, duke përmendur donatorin konservator David Ross si sigurues.

Por një zëdhënës i z. Ross, bashkëthemelues i Carphone Warehouse, mohoi se ai kishte paguar për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *