• |
ide | kryesore

Kina fajëson SHBA-në si përhapëse e panikut të panevojshëm për raketën: Janë ziliqarë për progresin tonë të shpejtë në teknologji

-Instant, Lajme, Planet

Për afro një javë, raketa kineze “Long March 5B” u bë kryefjala e shumë lajmeve nga agjensi dhe media anembanë globit. Teksa ekspertët ndiqnin me vëmendje trajektoren që mund të ndërmerrte raketa e pakontrolluar, nuk munguan spekulimet për vende të ndryshme ku mund të binin mbetjet e saj. Pavarësisht panikut dhe alarmit që u përhap në shumë vende të botës, që ndoqën me shqetësim lëvizjen e raketës në hapësirë, qendra hapësinore e Kinës qendronte e heshtur. Më në fund, pasi mbetjet e raketës kishin rënë në oqeanin Indian, pranë Maldiveve, ka ardhur reagimi i parë.


Disa media në Kinë kanë shkruar se gjithë vëmendja intensive tek lajmi i raketës është bërë me qëllim diskreditimi të programit hapësinor kinez, në një përpjekje për të venitur shkëlqimin e tyre.


“NASA por edhe zyrtarë të tjerë perëndimorë janë ziliqarë ndaj progresit të shpejtë të Kinës në teknologjinë hapësinore dhe e përdorën këtë rast për të errësuar të ardhmen e ndritur për të cilën Kina po përgatitetm sidomos pas planeve për ndërtimin e stacionit hapësinor.”, shkruan një gazetë në Pekin.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu