• |
ide | kryesore

Ky vizatim i vogël mund të shitet për 16 milion dollarë, ja përse

-Instant, Paparazzi, Slider



Një skicë e vogël e një ariu e vizituar nga Leonardo da Vinci pritet të shitet në ankand me vlerën mbi 16 milion dollar.

Artikulli është një nga tetë vizatimet e Leonardo që kanë mbetur në duar private.

Me përmasa më pak se 8 inç katror, vizatimi u bë në letër të zbehtë rozë-bezhë duke përdorur pikën e argjendtë – një teknikë, e mësuar nga Leonardo nga mjeshtri i tij Andrea del Verrocchio, që përfshin shënimin e letrës së trajtuar kimikisht me shufra argjendi ose tela.

Skica ka ndryshuar duart disa herë gjatë shekujve, në fakt, ajo ishte shitur një herë nga Christie’s(shtëpi ankandi) për vetëm 2.50 £ (rreth 312 £, ose 439 dollarë, në paratë e sotme) në 1860. Me titull “Koka e një Ariu”, ajo ka që nga momenti i shfaqjes në institucionet kryesore duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, Louvre Abu Dhabi dhe Muzeun Shtetëror të Ermitazhit të Shën Petersburg.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *