• |
ide | kryesore

Manastirliu: 11 700 doza Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme do të mbërrijnë edhe 11,700 vaksina Pfizer.

Manastirliu ishte për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të fabrikave. Ministrja tha se deri tani janë 6 mijë punonjës të fasonerive që kanë marrë dozën e parë.

“Kemi ndjekur si po shkon procesi i vaksinimit. Kemi disa javë që kemi filluar duke përfshirë edhe punonjësit e fasonerive. Janë vaksinuar me dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive. Ritmet janë të larta. Kemi vaksinuar mbi 600 mijë qytetarë. Kemi më shumë se 740 mijë vaksina.

Sot pritet 11 700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontrata që kemi. Do të vijojmë me intensifikimin nëpërmjet të gjitha strukturave tona,” tha ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *