• |
ide | kryesore

Mbi 400 kg kanabis drejt Italisë, bie në pranga 30-vjeçari nga Vlora

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gramë hashash, janë kapur gjatë kontrollit në një mjet lundrues që kishte si destinacion Italinë. Për këtë ngjarje, është vënë në pranga 30-vjeçari nga Vlora, E. I. Operacioni është zhvilluar nga Ministria e Brendshme dhe Frontex.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I..Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash. Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *