• |
ide | kryesore

Përfundon lidhja disavjeçare mes Semi Jaupaj dhe Bojken Lakos

-Instant, Paparazzi, Slider



Çifti i njohur për publikun shqiptar, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”.

Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.
“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”
Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.

Bojken Lako është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, por gjithsesi para disa kohësh pranoi publikisht se ndjenja për Semin e ka ndryshuar atë.
“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë”, u shpreh Bojkeni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *