• |
ide | kryesore

Pushimet në Shqipëri/ Sezoni nis me tre të helmuar në Lalëz dhe breshëri plumbash në Vlorë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vdekja e tre pushuesve në Gjirin e Lalëzit dhe një atentat në mes të Vlorës, janë dy ngjarje që sinjalizojnë mungesën totale të shtetit në bregdetin e vendit tonë, në prag të sezonit turistik. është historia e dhimbshme familjes Haliti, që erdhën të pushojnë nga Kosova, por që humbën jetën nga helmimi i kërpudhave, pasi kishin kërkuar ndihmë në ambulancën e Manzës. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti u drejtuan për në ambulancë të enjten në mëngjes, por pas mjekimit të parë u dërguan sërish në shtëpi. Siç pranojnë vetë mjekët, ata ishin trajtuar me nga një serum me vitamina, megjithëse e kishin bërë të qartë se ishin helmuar nga kërpudhat.

Djali i familjes Haliti tha se familjarëve të tij nuk u ishte bërë asnjë analizë, por mjekët u shprehën të sigurtë se kishin respektuar pikë për pikë protokollin e parashikuar në këto raste, që ishte serumi me vitamina. Sipas të gjitha gjasave, në ambulancë mungonin pajisjet që do të kishin garantuar një mjekim më të specializuar se serumi me vitamina, ndaj dhe të sëmurët ishin dërguar në shtëpi.

Kur gjendja e tyre u përkeqësua më tej, ata u rikthyen edhe një herë në ambulancë dhe më pas u transportuan drejt spitalit të Durrësit dhe më pas në Tiranë, ku humbën jetën.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti që kishin zgjedhur të pushonin në Lalëz ngre pikëpyetje të forta për kapacitetet e institucioneve shëndetësore në një zonë ku dynden dhjetëra mijëra pushues gjatë muajve të verës.

Një ngjarje tjetër e rëndë, të bën të mendosh dy herë për pushimet në Vlorë. Hesapet e vjetra janë zgjidhur sërish nga breshëritë e automatikut. Në mes të ditë, në një prej rrugëve ku duket të lëvizin qytetarë, vrasës që mezi përdorin armët kanë derdhur breshëri plumbash dhe kanë mundur të largohen, duke lënë pas të një të vdekur, në një situatë jashtë kontrollit, ku policia është inekzistente.

Atentati në Vlorë ndodh në prag të sezonit turistik, në një kohë kur qyteti bëhet gati të presë mijëra pushues nga brenda dhe jashtë vendit, dhe kur më shumë se kurrë duhet garantuar siguri dhe rend nga forcat e policisë.
Të dyja ngjarjet janë kaluar në heshtje nga autoritetet shtetërore, por janë një këmbanë alarmi për këdo që këtë vit planifikon të bëjë pushimet në bregdet.©Lapsi.al



19 Comments

  1. Gjithe ky mllef o te shkrete, sikur jeni helmatisur qe ne ngjizje. Varja, mos e mbani mendjen te humbja, iku ajo tani. Shihni perpara me qetesi dhe dashuri.

  2. o bushat ,ska vend ne bote qe ndalon vrasjet apo atentatet ,kot mllefosesh o burre se ti milioner me kete dhe ate qeveri u bere …..
    ik shiko crime rate te new york meqe studiove e mbani ameriken si supersafe …

    1. Nuk ndalohen mo nuk ndalohen ne asnje vend te botes, por ketu ne kete katundin tone si shume jane shtuar. Ai thote shih perpara me dashuri e qetesi. Te shohim perpara, tek vrasja e neserme?

      Jane bere vrasjet e perditeshme. Apo, kokat hengshin sic ka thene dhe Paulini megjithese deputeti patronazhist i Vl.

  3. Gjyshja ime kishte nje mallkim te veqante : Te vrafte ndonje plum corr (rikoshet) . Nje dite e pyeta se e ka kete mallkim te padegjuar ? Pergjigja ishte : per plum corr nuk kerkohet gjak Ketyre patronazhiteve i uroj mallkimin e gjys time Besoj se ateher do e kutojne se a ka apo ska krim.

    1. O Fadilo , po shkru si kosovar sot ?
      Dje shkrujte si rrogozhins , pardje si kavajs.
      Sido qe te shkrush , prap rrot kari ngelesh.
      Kaq shum ta paskan rras ato patronazhistat ty ? Nuk po t del inoti , e shof.

  4. Cfare tmerri.
    Qe ne fillim te sezonit turistik tere keto vdekje. Prit sa do shtohen deri ne fund.
    Tani eshte e sigurte qe Rama do hiki, se Bushati & Shkrudhaku e shpartalluan fare me kete artikullin.

  5. Nuk ka as nje jave qe kalova asaj rruge. Isha ne kanine dhe ne moment e imagjinova veten ne veturen qe ishte duke levizur nga drejtimi i kundert. Shpresoj qe askush nuk rshte lenduar nga kalimtaret e rastit. Para disa viteve rastisa te kalaja kur ndodhi ajo ngjarja e tmershme. Shteti kurre nuk eshte kujdesur per neutralizimin e ketyre mafiozeve, apo te pakten mos t’i lejoj qendrimin ne mesin e njerezve normal. Shikoni te shtunen, te dielen se cfare pune ben policia. Dalin ne rruge, urdherojne shoferet qe te ndezin dritat e makinave me nje tone acarues derisa nga ana tjeter poshte ne plazhe konsumohet droga pa u penguar nga askush.

  6. Nje i huaj qe kur vjen ne Tirane, prezantohet me Lanen! Tani, a ka kryeqytet ne bote ku ujrat e zeza kalojne ne mes te qytetit?!!!!….

  7. Po ne na i thoni kto?
    Ne i dime.
    Thuajani kosovareve, polakeve, cekeve, ukrainasve, ruseve, italianeve, gjermaneve, grekeve qe te mos shkelin ne Shqiperi.
    Keshtu ata qe presin turiste tja dine per nder Andi Shkullashatit, qe do rrine te ngrohen ne diell sivjet.

  8. Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës. Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja.

    Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë.” O fadil te rafte ne koke mallkimi i gjyshes,dhe shpellkar cecen dhe emer fadil

  9. Po pse ndodh kjo gjë? Sepse në atë parti sundon berishizmi dhe morali i tij, sepse figurat dhe figurinat kryesore politike të saj janë produkt i “shkollës berishiste” apo, ashtu siç thoshte një gazetar para pak muajve, “të gjithë janë vëllezër sepse të gjithë janë bijtë moralë e politikë të S. Berishës”. Mospranimi i rezultatit zgjedhor dhe shpallja e procesit zgjedhor si “i trukuar, manipuluar dhe blerë” ka vetëm një shkak dhe një qëllim: Të ruajë postin drejtues të L. Bashës në parti dhe, rrjedhimisht, kontrollin e Sali Berishës mbi të. Të tjerat janë broçkulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *