• |
ide | kryesore

Rama: Meta do të shkarkohet dhe nuk ka më bashkëpunim me të, do konsultohemi me PD për presidentin e ri

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një fjalim të mbajtur përpara deputetëve të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Sociliste duhet që të kthejë fitoren e saj në fitore për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Rama ka thënë se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së, teksa nuk i ka kursyer as akuzat ndaj tij.

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë, Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin”, deklaroi Rama.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër, përveç pozicionim në krah të shoqërisë. Për emrin e Presidentit të ri, ai tha se ndonëse është shumë herët PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.
“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama.

 



8 Comments

  1. Monstra e Surrelit do te beje gjithcka keto vjet, ashtu sikurse per 8 vitet qe shkuan, qe te mbetemi jashte Evropes.
    MBAJENI MEND!

  2. Byth shkerdhyer mendon se genjen veten dhe opa se dhe populli e han, jo ore familje e degjeneruar jo sepse ti je delja e zez e ketij kombi??

  3. Ik ti te shpetoj ky vend o i gjati ine . E degjenerove deri ne embrion demokracine dhe Shqiperine o i gjati ine .
    E ke çuar deri ne 200 mije numrin e punonjesve ne administrate , nxit pandeshkueshmerine , nxit hajduterine . Ke zhdukur çdo rregull loje , ke forcuar dhe po forcon akoma me shume fenomenin e “babalizmit” , qe do te thote se kush denoncon , denohet . I ke dhene pushtet te pakufishem injorantit sepse ai di ta beje shume mire lekakulistin dhe ua lehteson proçeduren e vjedhjes . Kriminelet i ke ulur ne qoshe te odes se pritjes dhe ndan çdo dite me ta “prehen” e pushtetit , sepse ata jane te dobishem per tu kallur friken atyre qe nuk binden dhe njekohesisht jane ortaket e tu per te te dhene perseri pushtet me dhune . Ti je fatkeqesia e ketij kombi , ti je kanceri qe do shkule me rrenje qe ky komb te ec perpara . Ti dhe kjo kaste politikanesh duhet çfarosur me rrenje e me dege .

  4. Po ligji, po drejtesia, po Kushtetuta???
    Apo ci qi tem se ne Shqiperi jetojme dhe bejme ca te na doj palla.
    Nuk bashkunoj me me Meten une, thote palla, a thua se ja ka lene Shqiperine babai dhe ben ca te doj me te …
    Nuk eshte se kam ndonje rrespekt per Meten, i felliqur eshte dhe ai, por kjo qe po ben Rama, po e shkarkon se ja do qefi eshte vertete e frikshme.
    Kadal kadal precipiton vendi ne Diktature, dhe Enveri nuk e vuri diktaturen pernjehere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *