• |
ide | kryesore

Robben mes asist, lotëve e ëndërrës: “Nëse më thërret Hollanda, do shkoja në Europian”

-Instant, Sport, Video



“Po tërhiqem, përkundrazi, jo”, vitet e fundit të Arjen Robben kanë qenë plot mendime e pendesa. Hollandezi, pasi vari këpucët në gozhdë në 2019, u kthye të luajë por, për fat të keq, u pengua nga dëmtimet.

Pas tre vitesh, më në fund ai zbriti në fushë me Groningenin e tij si titullar, por mbi të gjitha protagonist i një paraqitje të shkëlqyer kundër Emmen në 0-4 të fiksuar nga skuadra e tij. Ish-sulmuesi i Bayern Munchen nuk kishte luajtur kurrë titullar në katër ndeshjet e mëparshme të sezonit, prandaj, në fund të ndeshjes, ai nuk mund t’i rezistonte emocioneve. I intervistuar nga ESPN, lojtari i datëlindjes 1984 nuk i mbajti lotët: “Kam bërë një rrugë të gjatë, kjo është ajo që doja. Dua të ndihmoj klubin dhe të luaj futboll. Nëse mund dhe ia arrij, unë jam shumë i lumtur. Ishte e vështirë, por unë vazhdova të luftoj. Shpërblimi duhej të vinte herët a vonë. U kënaqa si fëmijë dhe isha gjithashtu i rëndësishëm për ekipin”.

Fjalë plot ndjenja dhe emocione të pasuara nga një ëndërr: “Nëse Hollanda do të më thërriste për Kampionatin Evropian? Do të shkoja atje. Do të ishte kënaqësi, por unë duhet të jem realist, të jem në formë shumë të mirë dhe të di si të kontribuoj në ekip”, përfundoi Robben.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *