• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Presidentit/ Rama, Metës shkopin, Lulit karotën

-Instant, Kryesore



Me rezultatin që arriti të kapë në 25 prill, Edi Rama është në rolin e atij që mund të tregojë edhe shkopin edhe karrotën. Dhe ai i ka ndarë njërin për LSI-së dhe tjetërn për PD. Gjatë takimit me deputetët e PS në Pallatin e Brigadave, ku uroi bashkëpuntorët e tij për kapjen e 74 mandateve, kryeministri foli edhe për shkarkimin e presidentit.

“Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne nuk kemi ende një emër zëvendësues, por do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama (video poshte).

Ajo që bën përshtypje në qëndrimin e tij dhe të mazhorancës që tashmë ka filluar punën për komisionin hetimor të shkarkimit të Metës është qëndrimi që Rama mban mes dy pjesëve të opozitës. Ai me njërën pal e mohon krejtësisht bashkëpunimin ndërsa me demokratët që pretendojnë po njësoj se u janë vjedhur zgjedhjet e lë atë të hapur. Madje shkon deri në krijimin e mirazhit për zgjedhjen e një kryetari konsensual shtetit, ashtu sikurse u veprua me Moisiun në vitin 2002.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Po pyetja që shtrohet kur sheh këto qëndrime diametralisht të kundërta të kryeministrit është: A po bën ai thjesht një diversion, apo kjo ka të bëjë edhe me një pakt të heshtur të ofruar vetë nga PD-ja.

Përgjigjja që u dha nga Partia Demokratike e lë të hapur versionin e dytë. Sepse ajo hedh poshtë si shantazh deklarata e Ramës por nuk thotë asnjë fjalë për shkarkimin skandaloz të presidentit.
 “Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre”, thuhet në reagimin e PD-së ku shtohet: “Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.

E pra nuk është e lehtë të dallohet në qëndrimin e PD-së se ndonëse ata hedhin poshtë bashkëpunimin me kryeministrin e masakrës elektorale, nuk gjejnë kurajo ti thonë jo zgjedhjes së përbashkët të një presidenti të parakohshëm apo farsës morale dhe kushtetuese që ka nisur rilindja.

Po të shihet qëndrimi zyrtar i PD, ai nuk ngjan aspak as me mendimin e liderit historik të saj Sali Berisha, i cili e etiketon nismën e dytë të shkarkimit të Metës si  “grusht shteti” dhe “proces antikushtetues”.

“Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin” ka shkruar Berisha.

Kuptohet thjeshtë se qëndrimi i Bashës është shumë larg atij të papaardhësit të tij. Dhe kjo natyrisht i jep dorë Ramës që të bëjë diversion me ata që pasi i grabiti, tani po i tall edhe publikisht.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Si eshte ajo puna e heres se pare , heres se dyte .Po heren e trete qe qe ta futi prape rama kush e ka fajin bilbilush basha ?

  2. Nje gje eshte e sigurte : Bashkepunimi me Ramen eshte tradheti ndaj popullit opozitar. Kjo do

    te coje ne braktisjen e PD-se nga votuesit e saje. Ndoshta ky eshte qellimi i vertete i ofertes

    se Rames per Lulin.

    1. Vallai do ishte fat i madh për Shqipërinë që t’a marrin vesh më në fund dhe militantët e dy partive që në fakt jeni e njëjta parti. Nga ,45′ e deri më sot në Shqipëri qeverisë PPSH antikombëtare, veç bagëtitë dhe militantët nuk e kanë kuptuar!

  3. Nuk ka ma 2017,ku L.Basha e hangri karroten e pare.Ne se e han per se dyti,t’a mbaje me shendet dhe i bafte mire.
    Marreveshje me antikombtaret nuk mund te kete.Basha duhet t’i beje mire llogarite.
    Ilir MUTI,nuk ka per t’a leshu vendin deri me 2022-in.Te lindur nga i njejti gjiriz,Lartshkerdhatesia e tij Paulin Ramashtruesi e pat cilesuar :”Presidenti ma i mire i Shqiptareve”…Sepse i duhej per me mbulu qenverisjen katastrofike te hashashit,20%-in,kriminalizimin e kuvendit,betonizimin,ndarjen e Kosoves,prishjen e teatrit,krijimin e sigurimit famekeq te shtetit,blerjen e zgjedhjeve,KAPJEN E SHTETIT……Dhe futjen e Shqipnise ne listen e zeze te korrupsionit,per pasoje shtyrjen e bisedimeve per ne BE.

  4. Per cilen shqiperi e ke llafin ore dylber. Per ata qe shet motren apo per ate qe shet voten. Duhet te jesh krenar ore tru kar. Shqiptaret te rrujne karet.
    Aty mbrapa ferres, burr kurve.
    Era bythe vjen o krenar me ill ne ball. 18.23.

  5. E kam nje pyetje per keta qe thone se Basha e ka henger ose do e ha karroten , mbase kan te drejte por nuk po tregojne se cfra do haje populli dhe cfar do ju servir Rama ketyre qe e shajn Bashen ????

  6. “Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si President. ”

    Zoti Rama,

    une nuk do te preferoja ta beja veten bojaxhi kur te isha piktor. Shume njerez ne Shqiperi i dine ambiciet tuaja per te marre postin e presidentit te republikes se Shqiperise qe do tju siguronte ju nje te ardhme te pakten 8-vjecare ne krye te shtetit Shqiptar. Por ne rrugen e realizimit te endres suaj ju pengon presidenti aktual Ilir Meta te cilin ju vete e keni zgjedhur per te mbajtur ate post. Ajo ishte nje zgjedhje shume e mire e nje parlamenti legjitim Shqiptar, ne ate kohe kur Zoti Meta u zgjodh president dhe une e shpreh hapur simpatine time per punen ekselente qe ai ka kryer deri tani si mbrojtesi final patriotik i Kushtetutes se Republikes Shqiptare nga aventurieret e kuvendit te sotem per mendimin tim jolegjitim shqiptar.
    Para 4 vjeteve mendoja se do t`ju ndihmoja duke ju kujtuar nje shprehje te lashte shqiptare “kembet e lehta, faqe bardhe”. Sot fatkeqmiresisht nuk mendoj me keshtu. Ju uroj shume fat per te ardhmen mendoj se do t`ju nevojitet shume.

  7. Po luli as te kap as te leshon? ai genjeht kollaj po e beri ate eshte i marr fund sa per ilirin ai eshte i qe ka folur para fushate se cpo ndodhte boll me ramen se skizofreni e bleu popullin injorant dhe tani ma flasin jo keshtu po ashtu shiperia kurr nuk do behet se keta po i ndajne njerzit nga njeri tjetri keto parti kurva dhe keta deputet qe shiten sa ne nje part te tjetra dhe ate opozitaret e kuvedit qe moren mandatet se per faj te tyre jemi ketu shkerdhatat

  8. Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës. Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja.

    Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë.” O fadil te rafte ne koke mallkimi i gjyshes,dhe shpellkar cecen dhe emer fadil,o tironc/gjermon meten mere ne shtepi se ka bere nje pune ekselente,ty do te bente mire si bacevan dhe si bari dhish o shpellkari salihut

    1. more emershuar
      shiko me mire se ku keni perfunduar me patronazhiste, pa identitet, pa atdhedashuri, pa ndjesi kombetare e qytetare. Ku po ju con mushka? A shitet e ardhmja e femijeve tuaj per nje brisk roje ne muaj? E pabesueshme por e vertete. Kush eshte Basha e kush eshte Rama apo Meta more diteprere? Para families tuaj nuk vlen asnje me shume, por pikerisht ate e tradhetuat duke lejuar t`ju dhjesin votat tuaja me kenaqesi me perverse qe kam degjuar deri me sot me rreth 35 vjet interes ditor ne politiken rajonale ne Ballkan.

      P.S. Ato historite me emigrante nga bangladeshi nuk i tregon vetem Rama ne Shqiperi por i kam degjuar edhe nga Vucic ne Serbi e si duket puna nuk jane vetem barcaleta te politikaneve me aftesi te kufizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *