• |
ide | kryesore

Teuta humb gjyqin për Cobes, Goga Basket akuzon: “Kontrata e manipuluar e nga presidenti i vetshpallur i Teutës”

-Instant, Sport



Cështja e Eric Cobes nuk ka fund, por ndoshta është drejt saj. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka rrëzuar padinë e bërë nga klubi Teuta kundër lojtarit amerikan dhe Goga Basket, me të cilët Cobes ishte akorduar pas largimit nga durrsakët. Presidenti Arqile Gorea nuk e pranoi kalimin e lojtarit të tij më të mirë tek rivalët në kampionat dhe e coi cështjen në gjyq, duke pretenduar se ishte shkelur kontrata.

Goga Basket, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndjekë cështjen ligjërisht, ka përsëritur akuzat për “manipulim e falsifikim të kontratës” së Cobes nga Teuta, duke akuzuar drejtpërdrejtë “presidentin e vetshpallur të Teutës Z. Arqile Gorea”.

KOMUNIKATA E GOGA BASKET
Sot Gjykata e Shkallës së Parë Durrës rrëzoi padinë e OJF Teuta Basket kundër lojtarit Eric Cobes dhe Akademise Sportive Goga, si të pambështetur në ligj e prova!

Vendimi vjen pasi ekspertja e gjuhës angleze, e caktuar nga gjykata, vlerwsoi me të meta në përkthim kontratën midis Eric Cobes dhe Klubit Teuta, ashtu sic ne kemi pretenduar e deklaruar dy vite më parë si të manipuluar e të falsifikuar nga presidenti i vetshpallur i Teutës Z. Arqile Gorea. Ky vendim detyron OJF Teuta Basket të paguaj të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Ne do presim me qetësi vendimin e formës se prerë dhe do të inkurajojmë organet përkatëse FSHB-në dhe FIBA-n që ta dënojne këtë akt të paprecedentë në historinë e sportit shqiptar dhe ti japin rrugë të lirë lojtarit Eric Cobes të luaj sërisht basketboll.

Akademia Sportive Goga do të vazhdoj punën me studion e saj ligjore ku të dënoj sipas ligjit cdo deklaratë dhe shpifje nga OJF Teuta Basket që ka cënuar padrejtësisht imazhin e Akademisë dhe drejtuesve të saj.

Ne do vazhdojmë rrugën tonë të bukur që kemi nisur, pa u ndalur!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *