• |
ide | kryesore

Wall Street Journal: Divorci i Bill dhe Melinda Gates nisi 2 vite më parë. Pikënisja? Jeffrey Epstein

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Divorci i Bill Gates dhe bashkëshortes së tij Melinda nuk ishte një rrufe në qiell. Divorci, i njoftuar ditët e fundit kishte nisur që prej dy vitesh.

Bashkëshortja e themeluesit të Microsoft filloi të këshillohej me avokatët për divorcin, kur takimet e Bill me Jeffrey Epstein u bënë publike në tetor 2019, pas arrestimit të financierit për abuzime seksuale ndaj minorenëve.

Kështu ka thënë një burim i afërt me familjen për “Wall Street Journal”. Duket se çështja e Epstein ishte nisja e krisjes. Sipas ‘Daily Beast’, Melinda e angazhuar për promovimin e të drejtave të grave disa vite më parë ishte zemëruar për takimin e bashkëshortit të saj me Epstein.

Në atë periudhë ajo i kishte thënë disa miqve të saj se nuk donte të kishte asnjë lidhje me Jeffrey Epstein, i cili të që në atë kohë akuzohej për dhunë seksuale ndaj minorenëve. Por Bill Gates vijonte ta takonte.

Ndarja e pasurisë së Gates është e qartë, nga 130 miliardë dollarët pasuri, 2.4 miliardë i janë transferuar ish-bashkëshortes. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory.

Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.

Sipas ‘Forbes’, Bill Gates renditet i katërti në listën e njerëzve më të pasur të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *