• |
ide | kryesore

Zinxhir vrasjesh/ Çfarë fshihet pas djegies së djeshme të makinës në Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Makina që u dogj mbrëmjen e kaluar në Krujë i përket një personi, vëllai i të cilit është gjetur tre vite më parë i vrarë dhe i groposur në Nikël.


Bëhet fjalë për shtetasin Sahit Hysa, i cili ishte në banesën e motrës së tij kur persona ende të paidentifikuar u futën në oborrin e banesës ku ndodhej makina dhe i vunë flakën.


Lexo më tej: Digjet në orët e mbrëmjes një makinë në Krujë, policia shoqëron 6 persona 

Sahit Hysa është vëllai i Elion Hysës (përsoni në foto sipër) nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Prej vitit 2015, Elion Hysa ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për “vrasje me paramendim” të kryer në 2015 në Sarandë. Sipas burimeve zyrtare 34-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e një pronari lavazhi, Edmond Theodhorit, ngjarje kjo e ndodhur në 10 korrik të vitit 2015. Shkaku për këtë vrasje nuk është bërë me dije.

Për vrasjen në Sarandë është arrestuar edhe vëllai tjetër Keivi Hysa në Itali më 23 shkurt të vitit 2018. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” si një nga autorët e vrasjes së pronarit të lavazhit në Sarandë.

Policia dyshon se djegia e makinës është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa mëngjesin e sotëm njoftoi edhe se janë shoqëruar gjashtë persona për ngjarjen. ©Lapsi.al 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu